Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Letra – Dash, Daçiçit: Nuk ka asnjë dokument për mosnjohjen e Kosovës

Rajoni E hënë, 12 Korrik 2021 03:06
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Departamenti Amerikan i Shtetit hodhi poshtë pretendimet serbe se diplomati amerikan Richard Holbrooke i shkroi Millosheviçit duke premtuar se Uashingtoni nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka mohuar pretendimet e Serbisë në lidhje me një letër të diplomatit Richard Holbrooke ku pretendohet se i shkruante ish-udhëheqësit serb Slobodan Millosheviç në 1998/9, duke u angazhuar se Shtetet e Bashkuara “nuk do ta njohin kurrë Kosovën”.

“Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Nuk ekziston një letër të tillë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit në një email për BIRN.

Ivica Daçiç, ministri i jashtëm serb, i tha gazetës serbe “Srpski Telegraf” më 15 gusht se ndërsa Holbrooke dërgoi një letër ku premtonte se Shtetet e Bashkuara ” nuk do ta njohin kurrë Kosovën”, letra më vonë u zhduk dhe u vodh.

Ai u citua të thoshte se sekretarja e Millosheviçit “betohet se ky e ka thirrur dhe i ka dhënë një letër që e kishte nënshkruar kryenegociatori i atëhershëm ndërmjet Perëndimit dhe Serbisë, Holbrooke, ku thoshte se Amerika nuk do ta njohë kurrë Kosovën”, tha Daçiç. Ai i akuzoi partitë opozitare në Serbi për vjedhjen e dokumentit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në përgjigjen e dhënë për BIRN, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se statusi i Kosovës si shtet i pavarur ishte i qartë në sytë e SHBA-së. “Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 100 vende të tjera e njohin Kosovën,” tha DASH.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen te e ardhmja. Ato duhet të dyfishojnë përpjekjet për të punuar nëpërmjet bisedimeve të dialogut të udhëhequr nga BE për normalizimin e marrëdhënieve, që do t’i sillte përfitim stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe do të ndihmonte në përparimin e pranimit të të dyja vendeve në BE”, shkruan Departamenti i Shtetit.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Daçiç gjithashtu shtoi se asnjë institucion shtetëror nuk është në zotërim të kopjes origjinale të Marrëveshjes së Dejtonit të 1995, që i dha fund luftës në Bosnje.

Departamenti i Shtetit e kundërshtoi edhe këtë, duke thënë se Marrëveshja e Dejtonit është publike.

Më 17 gusht, Srpski Telegraf njoftoi përmes një lajmi se policia serbe kishte nisur një hetim për dokumentet e zhdukura. Megjithatë, BIRN nuk mundi të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë lajm.

Holbrooke vdiq në vitin 2010. Së bashku me Carl Bildt të Suedisë, ai ndërmjetësoi marrëveshjen që çoi në fundin e luftës 1992-5 në Bosnje-Hercegovinë. Pas përfundimit të luftës, presidenti Bill Klinton e emëroi atë si të dërguarin e tij të posaçëm në Ballkan, ku ai drejtoi bisedimet që synonin zgjidhjen e luftës në Kosovë.

Në vitin 1999, ai udhëtoi në Beograd për t’i dorëzuar Millosheviçit ultimatumin përfundimtar të Perëndimit përpara fillimit të sulmit të NATO-s, i cili i dha fund sundimit serb në Kosovë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 4 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 5 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 5 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 13 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 8 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 15 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 4 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.