Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ligji i Luftës me Greqinë, ish-ministri Pangallos: Rama i frymëzuar nga Turqia

Rajoni E diel, 9 Maj 2021 07:35
Ligji i Luftës me Greqinë, ish-ministri Pangallos: Rama i frymëzuar nga Turqia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Theodhoros Pangallos, i cilëson të pakuptimta kërkesat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me heqjen e Ligjit të Luftës me Shqipërinë nga Parlamenti grek.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pangallos shprehet se këto pretendime të paraqitura nga kryeministri shqiptar, në formën e paketës, janë frymëzim turk, e cila nga ana e saj kërkon që të zhvillojë negociata jo mbi bazën e kuadrit ligjor, por të mbështetura në raportin e forcës.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Nga Theodhoros Pangallos

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.

Enver Hoxha kishte zhbërë shumë prej strukturave dhe zakoneve shoqërore mesjetare të shqiptarëve dhe kishte kryer shtetëzimin e bujqësisë, aktiviteti kryesor prodhues i popullsisë së vendit. Që prej vitit 1970 e në vazhdim, tirania që ai ushtronte, merr një karakter krejtësisht personal. Pushtohet prej një manie të theksuar persekutimi, sipas së cilës do ta sulmojnë “monarkofashistët” grekë dhe e mbush vendin me bunkerë krejtësisht të panevojshëm nga çdo pikëpamje, në mënyrë që “çdo shqiptar të mbrohet pranë shtëpisë së vet”.

Njëkohësisht, torturat, ekzekutimet dhe përndjekjet sistematike policore nga “Sigurimi” famëkeq, e bënin jetën në atë vend, gjithnjë e më të vështirë. Me gjithë këto, dhe pavarësisht faktit se Shqipëria, si aleat i Italisë, do të konsiderohet botërisht si një anëtar agresor i Boshtit, me gjithë izolimin e regjimit shqiptar, i cili, edhe në kampin socialist ishte përplasur me Titon e Jugosllavisë fqinje, me revizionistët rusë që prej Kongresit të 20-të dhe në vazhdim me Kinën, Greqia tregoi një interes aq të madh për rivendosjen e marrëdhënieve, saqë në vitin 1987 Këshilli i Ministrave vendosi të heqë gjendjen e luftës midis dy vendeve.

Në vitin 1989, pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, pavarësisht pritshmërive të tij, nënshkroi marrëveshjen e Helsinkit, duke njohur në këtë mënyrë ekzistencën e të drejtave të njeriut dhe nevojën e mbrojtjes së tyre.

Sigurisht që Shqipëria nuk u bë demokraci nga njëra ditë në tjetrën, dhe as që ishte ndonjëherë demokratike në të kaluarën. Por a ishte e nevojshme vallë që shoqëria dhe populli i saj fatkeq të përjetonin atë regjim, që u krijua nga pakica për pakicën, para se ai të transformohej dhe të kërkonte votën e çdo qytetari si dhe shumicën, si bazë legjitimiteti të pushteteve?

Në shumë zona të vendit, regjimi komunist filloi të shkërmoqej dhe kjo gjë pati pasoja të tërthorta për sa i përket mënyrës se si funksionin disa mekanizma represioni të së kaluarës. Për shembull, rivendosen kontaktet midis fshatrave greqishtfolës që ndodheshin në të dyja anët e kufirit. Në përmasa të vogla në fillim, por në mënyrë të vrullshme më vonë, shfaqet tendenca e largimit drejt Greqisë, e cila që nga viti 1991 merr përmasa masive. Llogaritet se në vitin 1992, në një total prej dy milionë banorësh nga popullsia aktive e Shqipërisë, një milion prej tyre, domethënë 50%, kishin kaluar në Greqi.

Në atë periudhë, Antonis Samaras viziton Derviçanin, kryeqendrën e Dropullit, domethënë të zonës më të pastër nga ana e përbërjes së popullsisë, në minoritetin grek. Ndërkohë që sazet popullore vijonin të luanin, z. Samaras i fton banorët që të vizitonin vëllezërit e tyre në Greqi, të cilët i prisnin krahëhapur. Kjo “krahëhapur” meriton një diskutim tjetër. Por është fakt se, përpara se të niste ajo valë imponuese në përmasa e emigrantëve, ushtarët e armatosur të regjimit nuk po u qëllonin më me armë të gjithë atyre që e kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

“Shooting borders” e regjimit shqiptar nuk po i mbanin më të veçuar të dy popujt, të cilët, për shekuj me radhë kishin përjetuar së bashku dhe të përzier me njëri-tjetrin peripeci të shumëllojshme. Zgjedhjet e para, të cilat u zhvilluan në një nivel minimal lirie, i fiton Partia Socialiste, vazhdim dhe zgjatim i regjimit të mëparshëm. “Free but not fair” (të lira, por jo të drejta) i karakterizon Këshilli i Europës ato zgjedhje. Ky etiketim ishte i saktë.

Nuk ekzistonin, p.sh., në atë periudhë, automjete private dhe ndërtesa private, kështu që kandidatët e opozitës duhej të përballeshin me kundërshtarë që lëviznin me automjete të shtetit dhe i kishin zyrat dhe selitë e tyre elektorale brenda ndërtesave shtetërore. Në vitin 1992, në zgjedhjet e dyta, fituese shpallet opozita liberale me liderë Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon.

Në vitin 1996 realizon vizitë zyrtare në Tiranë Presidenti i Republikës së Greqisë, Kostis Stefanopoulos. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Pangallos dhe Serreqi, nënshkruajnë “Traktatin e Miqësisë, të Bashkëpunimit dhe të Fqinjësisë së Mirë”. Dy vjet më vonë, ky Traktat ratifikohet nga Parlamenti grek.

Ajo që kërkon z. Rama është diçka krejtësisht e pakuptimtë, sepse vendos karrocën para kuajve.

Kërkon që të ratifikohet aposteriori në Parlament vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 1987, në një kohë që ekzistenca e Traktatit të Miqësisë presupozon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë rivendosur dhe gjendja e luftës i takon së kaluarës.

I gjithë ky diskutim ka karakter propagandistik. Zoti Rama nuk na e thotë se çfarë dëshiron konkretisht, që ngre këtë çështje inekzistente dhe e përfshin në një paketë çështjesh, prej të cilave, disa ekzistojnë realisht dhe meritojnë një trajtim serioz, ndërsa disa të tjera janë inekzistente, rrjedhimisht krijohen artificialisht.

Por edhe vetë ideja e paketës si e tillë, është e frymëzimit turk dhe ka të bëjë me faktin se Turqia dëshiron “negociata” që nuk do të kenë kuadër të qartë ligjor, por do të mbështeten te raporti i forcave.

Por a e ka siguruar me të vërtetë Shqipëria e zotit Rama një raport të tillë? Apo ndoshta mbështetet te premtime marrëdhëniesh të paligjshme që mund të rezultojnë të kota dhe fatale? Hera e fundit që Shqipëria lidhi aleancë kundër Greqisë, ishte me Italinë e Musolinit.

*Ish-ministër i Jashtëm i Greqisë. Artikull i botuar në gazetën greke “TO VIMA”. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.