Ligjvënënësit europianë dhe amerikanë letër Blinken e Borrell: Jo politikë që bën Beogradin qendër të Ballkanit
Perëndimi të ashpërsojë qasjen ndaj Beogradit, dhe të shmangin politikat që centralizojnë Serbinë në Beograd. Kjo është kërkesa e disa ligjvënënësve evropianë dhe amerikanë përmes një letre drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë së BE Joseph Borrell.
Në letrën e firmosur dhe prej dy figura politike të shquara perëndimore që udhëheqin Komisione për Marrëdhënie me Jashtë, Michael Roth i Bundestagut gjerman dhe Bob Menendez që mbikëqyr politikën e jashtme amerikane në Senat, kërkohet të hiqet dorë, nga, siç thonë, ata “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në raport me Kosovën.
“Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan – vijon letra – Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokracisë nuk duhet të dënohen”
Po ashtu, në letër zyrtarët e huaj evidentojnë faktin se Qeveria e Vuçiçit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës.