Ligjvënësit amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, kritika ndaj Vuçiçit: Qeveria e tij po destabilizon rajonin

Dy kongresistë amerikanë, republikani Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating, kanë ndërmarrë një nismë të re kundër individëve që kërcënojnë demokracinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus është edhe Serbia e presidentit Aleksandar Vuçiç. Projektligji i kërkon Beogradit të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe reformimin e institucioneve, ndërsa SHBA kërkon gjithashtu që Serbia të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani.

Joe Wilson ka kritikuar ashpër drejtimin e vendit nën Vuçiçin, duke e akuzuar qeverinë serbe për largim nga standardet demokratike dhe për afrimin me Moskën, Pekinin dhe Teheranin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisma amerikane vjen në një moment të rëndësishëm politik për Serbinë, në prag të zgjedhjeve të reja. Në këtë kuadër, Uashingtoni kërkon që Beogradi të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias dhe të drejtën e qytetarëve për t’u tubuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projektligji shënon një sinjal të fortë politik nga Uashingtoni se sjellja e qeverisë serbe ndaj demokracisë dhe orientimi i saj ndërkombëtar do të jenë nën vëzhgim më të madh amerikan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?