Ma*akër në Pejë, djali i pret ko*ën nënës. Sapo ishte kthyer nga Gjermania

Një tjetër grua bëhet viktimë e krimit në familje. Një nënë është vrarë nga djali i saj, dhe krimi ka ndodhur në Pejë. “Sot, rreth orës 16:00, policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, kemi parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë, teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha policia.

I dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja. Në rrethana ende të paqarta, i riu i ka marrë jetën nënës së tij Hyrije Broqi Hyseni duke i prerë kokën me thikë. I gjithë opinioni publik është shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, duke kërkuar shkaqet se përse Urim Hyseni kreu një krim të tillë tronditës.

I dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

SHKARKO APP