Mali i Zi alarmohet nga ISIS

Myslimanët e Malit të Zi u tronditën, kur një video që paraqet një njeri të armatosur që bën thirrje që popullsia myslimane e Malit të Zi për t’i bashkohej në Siri apo “të vriste të pafetë në shtëpitë e tyre”, u shpërnda në rrjetet sociale korrikun e kaluar.

“Nëse doni nder, ejani këtu vëllezër… frikësohuni nga Allahu, thirrja për kalifatin është diçka që duhet t’i përgjigjeni”, tha një anëtar i ISIS, që u prezantua si Abu Mariam Al-Albani.

Burri më vonë u identifikua si Mirza Haklaj, një malazez nga kryeqyteti Podgoricë. Ai u vra gjatë një shpërthimi bombe vitin e kaluar në Siri. Gruaja dhe fëmijët e tij ishin me të, por fati i tyre është i panjohur.

Videoja ishte edhe më tronditëse, pasi ekstremizmi i dhunshëm islamik në Mal të Zi është mbuluar shumë rrallë nga media dhe nuk diskutohet shumë nga politikanët. Jo më pak ngaqë numri i malazezëve të njohur për të kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar me grupet e xhihadit është relativisht i vogël.

Rreth 13 malazezë kanë luftuar me Shtetin Islamik, ISIS dhe Al Kaedën- Filialin e Al Nusras në Siri dhe Irak, sipas një raporti të paraqitur në parlament në tetor të vitit të kaluar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Gjashtë besohet të jenë ende duke luftuar atje dhe katër dihet se janë vrarë.

Rreth 20 për qind e popullsisë prej afërsisht 620,000 personash të Malit të Zi janë myslimanë, shumica janë pasuesit suni të traditës hanefi, gjerësisht të konsideruar si shumë tolerant me një histori të gjatë dhe të rrënjosur thellë të bashkëjetesës me besimet tjera, përfshirë ortodoksët dhe katolikët.

Megjithatë, luftërat e Ballkanit të viteve 1990 në mënyrë dramatike e ndryshuan këtë traditë të bashkëjetesës. Në vitin 1992, dhjetëra refugjatë boshnjakë myslimanë u arrestuan në mënyrë të paligjshme nga disa oficerë të policisë kufitare dhe u deportuan në njësinë boshnjake me shumicë serbe.

Pas dëbimeve, shumica e refugjatëve u vranë. Eshtrat e tyre ende nuk janë gjetur. Në vitin 2008, qeveria kërkoi falje te familjet e myslimanëve të deportuar dhe ra dakord të paguajë kompensim në shumën prej katër milionë euro në total.

Ndërkohë, një numër i myslimanëve të Ballkanit iu përshtatën interpretimeve më konservative të islamit si ai i përqafuar nga pjesëtarët e komuniteteve të Selefi dhe vahabiste.

Ndikimi i tyre është vërejtur më gjerësisht në Bosnjë dhe Kosovë, pasi grupet e huaja islamike erdhën në ato vende në numër më të madh. Prania e tyre është regjistruar për herë të parë në Mal të Zi në mesin e viteve 2000 dhe mbetet kryesisht e kufizuar në shumicën e rajonit të Sanxhakut mysliman që shtrihet në kufirin me Serbinë.

Shërbimet e sigurisë vërejtën se disa anëtarë të komunitetit Vahabist, kryesisht nga Bosnja dhe Serbia, ishin një kërcënim potencial për sigurinë dhe dëbuan disa nga vendi. Bashkësia Islame e Malit të Zi, BFI, organi që rregullon çështjet islame, publikoi thirrje për t’i rezistuar “mësimeve ekstremiste”.

Mbikëqyrje sekrete

Shërbimet e sigurisë vazhdojnë t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në fushat e lidhura me predikimin ekstremist të dyshuar, përfshirë rajonin e Sanxhakut, nga ku mendohet se të paktën gjashtë malazezët që aktualisht luftojnë në Siri dhe Irak kanë prejardhjen.

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë 2015 konfirmon se policia ka vendosur disa individë dhe familje nga qytete në pjesën malazeze të Sanxhakut – përfshirë Plavën, Gucinë, Rozhajën dhe Bijelo Poljen – nën vëzhgim.

Tetëmbëdhjetë vjeçari Ernad Huseinoviç, i katërti malazez i njohur të vrarë në konflikte të Siri dhe Irak, ishte nga qyteti verior i Plavës.

Ai u vra në një sulm me bombë më 20 janar dhe kishte kaluar kohë në Gjermani, ku disa besojnë se ai ishte radikalizuar, para se të luftonte me ISIS për gjashtë muaj, sipas raporteve të medias lokale.

Tre xhihadistët e tjerë malazezë të vrarë duke luftuar në Siri me ISIS ishin Mirza Haklaj nga Podgorica, Adis Salihovic nga Rozhaja dhe Damir Slakoviç nga Tivari.

Majin e kaluar, kërcënimet ndaj tre deputetëve myslimanë nga Tivari, vendlindja e Slakoviç u publikuan në llogarinë e tij në Facebook, duke i quajtur ata “renegatë të cilët mendojnë se ata ishin myslimanë”.

“Shteti Islamik, me lejen dhe ndihmën e Allahut, do të mbërrijë atje dhe do ta pastrojë këtë qytet [Tivarin] dhe islamin aty nga papastërtitë dhe gënjeshtrat që ju po thoni,” thuhej në mesazhin e tij. Ai raportohet të jetë vrarë në korrik vitin e kaluar.

Në shkurt, mediat lokale, duke cituar burime të policisë, njoftoi se malazezë të tjerë nga Plava besohet të jenë duke luftuar me ISIS apo Al Nusrën. Ata dhanë emrat e vëllezërve Xhemal dhe Kenan Canoviç, Omar Rexhepagiç, Semir Casanagiç dhe gruas së tij Ines Canoviç.

Shërbimet e sigurisë nuk pranuan të konfirmojnë rastin, por disa media lokale publikuan fotografitë me ku shfaqeshin vëllezërit Canoviç me atë që duket të ishte një flamur i ISIS në Siri.

Monitorim, por jo akuza

Një oficer i lartë i policisë, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN, “se disa malazezë” dyshohet se ka plane për t’i bashkohen ISIS, por, pa prova të forta, ata nuk mund të akuzohen.

“Për momentin jemi duke monitoruar kontaktet dhe lidhjet e tyre, por kjo është e vetmja gjë që mund të bëjmë,” thotë ai.

Ministri i Brendshëm Rasko Konjeviç ka konfirmuar se shteti ka “nisur një hetim kundër një numri të personash që mund të jenë të lidhur me pjesëmarrje në formacione të huaja të armatosura … rekrutim, organizim të transportit, mbledhje të parave dhe dërgimin e shtetasve tanë në fushëbeteja të huaja”, por nuk pranoi të japë hollësi të tjera.

Ndërsa këmbënguli se nuk ka kërcënime specifike për sigurinë e Malit të Zi, Konjeviç theksoi se incidente të tilla nuk mund të përjashtohen plotësisht.

Në përgjigje, Mali i Zi ka hartuar një strategji të re kombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, të cilin BIRN e ka parë.

Dokumenti e përshkruan rrezikun e ekstremizmit të dhunshëm si “të lartë” dhe përcakton masa të reja për të forcuar përpjekjet kundër terrorizmit dhe për të penguar xhihadistët e ardhshëm që bashkohen ISIS dhe Al Nusrës.

Sipas strategjisë, Mali i Zi është duke krijuar një njësi të re të zbulimit dhe mbledhjes së informacionit për të trajtuar radikalizimin dhe gjithashtu një ekip të posaçëm të gjetjen e materialeve të lidhura me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në internet.

Si dhe për forcimin e kapaciteteve të agjencive së sigurisë për të identifikuar dhe ndjekur penalisht njerëzit që janë duke planifikuar të marrin ose kanë marrë pjesë në “aktet e ekstremizmit të dhunshëm ose të terrorizmit”, për këtë arsye strategjia është e përqendruar te parandalimi.

Ideja është të identifikohen njerëzit në fazat e hershme të radikalizmit për të parandaluar rekrutimin e tyre nga e dhunshme ekstremiste. Strategjia gjithashtu përfshin masa për të kthyerit “brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë penale” dhe përmend programe të rehabilitimit dhe riintegrimit.

“Këto programe janë drejtuar në përgjithësi ndaj personave të cilët janë radikalizuar dhe kanë si qëllim t’i riintegrojnë ata në shoqëri, ose të paktën t’i pengojnë përfshirjen në dhunë në të ardhmen,” thotë dokumenti.

Policia malazeze ka rritur edhe sigurinë e kufijve në një përpjekje për të goditur kontrabandën e armëve në përgjigje të raporteve ndërkombëtare që thonë se ISIS është duke përdorur burimin e armëve nga shtetet europiane lindore dhe ato të Ballkanit.

Hulumtimi i kryer nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se armët luftarake dhe armët e vogla të dërguara nga Bosnja dhe Serbia në Britani mund të kenë përfunduar në duart e grupit militant islamik.

Raporti i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, tha se luftëtarët e ISIS po përdorin municione të prodhuara në 21 vende, përfshirë edhe Serbinë. Raportet e policisë pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, ku 130 persona u vranë, kanë thënë se sulmuesit përdorën kallashnikov me të origjinës ballkanike.

Zëdhënësi i policisë Tamara Popoviç tha për BIRN se policia malazeze tashmë komunikon me agjencitë partnere të vendeve të tjera për të “shkëmbyer informacionin e duhur” për akuzat që kanë të bëjnë me trafikun e armëve.

Myslimanët e radikalizuar “u ndjenë të përjashtuar dhe të tradhtuar”

Një burim i lartë i policisë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se procesi i radikalizmit është bërë më i sofistikuar me kalimin e kohës, ku disa raporte thonë se rekrutuesit ekstremistë kanë në shënjestër gratë si një mjet për të arritur tek luftëtarët e mundshëm meshkuj.

“Në vitet e fundit kemi parë disa raste ku bindja e grave që të veshin hixhabin ishte shkas për radikalizimin e mëtejshëm të anëtarëve të tjerë të familjes”, tha burimi për BIRN.

Mirsad Kurgas, themeluesi i OJQ së marrëdhënieve të komunitetit islam Numri 19 ka hetuar se pse myslimanët e rinj të Malit të Zi janë nisur për në Siri dhe Irak. Ai hedh poshtë pretendimet se gratë janë në shënjestër nga ekstremistët, duke thënë se shumë nga ata që kanë luftuar jashtë shtetit ndiheshin të margjinalizuar në vendin e tyre.

“Duke jetuar në një vend të krishterë me shumicë ortodokse këta të rinj e kanë ndjerë veten të përjashtuar dhe disi tradhtuar nga komuniteti i tyre. Kam biseduar me shumë prej tyre, ata kanë thënë se duke shkuar në Siri gjetën një qëllim të ri në jetë. Ata ndiheshin të dobishëm atje,” thotë ai.

Kurgas, së bashku me disa akademikë të tjerë dhe analistë, është mjaft kritik i ICM, duke pretenduar se ai është shumë e afërt me partinë e koalicionit qeverisës në pushtet dhe “ka bërë një sy qorr” në çështjen e radikalizimit ekstremist islamik.

Ai gjithashtu pohon sevdisa xhihadistë kishte qenë në konflikt me udhëheqësit fetarë vendas para se t’i ktheheshin ideologjisë ekstremiste dhe se ICM duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar myslimanët e rinj të pakënaqur, përfshirë luftëtarët e kthyer.

Duke folur për një xhihadist i cili thuhet se është kthyer në Mal të Zi pas luftimeve me ISIS për një vit, Kurgas thotë: “Asnjë nga imamët ose anëtarë të shquar të komunitetit [ICM] nuk u përpoq të komunikonte me të, edhe pse ne të gjithë e dinim se ai ishte luftëtar i ISIS…  ai u largua nga vendi përsëri dhe vdiq.”

Në shkurt, gazeta e përditshme Dan citon një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike, Miroljub Jevtiç i Universitetit të Beogradit që besohet të ketë thënë se disa imamë nga qyteti i Plavës kanë hedhur themelet për përhapjen e ideologjisë së dhunshme ISIS-it.

ICM lëshoi ​​një deklaratë pak më vonë duke hedhur poshtë pretendimet se kishte dështuar për të gjurmuar predikimin ekstremist në Plavë.

“Bashkësia Islame në Mal të Zi në mënyrë të vazhdueshme dhe pa mëdyshje ka dënuar të gjitha format e interpretimeve radikale të Islamit. Nëse dikush ka … dijeni për çdo aktivitet që janë në zonën e përgjegjësisë penale, ne e ftojmë që të reagojë dhe të mbrojtur Bashkësinë Islame nga akuzat e pabazuara”, thuhet në deklaratë.

Eksperti islamik Ivan Ejub Kostiç, drejtor i Qendrës Ballkanike me qendër në Beograd për Lindjen e Mesme, pranon se ICM duhet të përfshihet më nga afër në luftën kundër radikalizimit, por paralajmëron se nuk mund ta përballojë përgjegjësinë e vetme.

“Komuniteti Mysliam i Malit të Zi duhet të luftojë që të jetë sa më afër të jetë e mundur me të rinjtë… nëse ka disa imamë të caktuar brenda komunitetit mysliman që favorizojnë ideologjinë xhihadiste atëherë duhet vepruar me vendosmëri dhe të dëbohen këta njerëz nga pozicionet e imamëve,” tha Kostiç.

Megjithatë, Kostiç thekson se individët që nxisin dhunë bazuar në fe janë shpesh armiqësor ndaj organeve të shtetit islamik dhe duhet të përballen me agjenci sigurie.

“Është e rëndësishme që Bashkësia Islame [ e Malit të Zi ] dhe strukturat e sigurisë të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të punuar së bashku për identifikimin e kërcënimeve të mundshme”, thotë ai.

BIRN ka kontaktuar me Komunitetin në disa raste për një përgjigje por nuk mori koment.

Mevludin Nuhodziç, kryetar i Komitetit Parlamentar për Sigurinë, është i kujdesshëm të nënvijëzojë se ai beson se tradita e rrënjosur thellë e tolerancës fetare dhe etnike e kalon kërcënimin e ekstremizmit islamik.

Duke prenuar se disa nga të rikthyerit nga Siria dhe Iraku janë zhgënjyer nga ajo që kanë dëshmuar atje, ai beson se Mali i Zi duhet të ofrojë programe të rehabilitimit për atë që do të përfitojnë.

Shteti megjithatë nuk ka ofruar amnisti për disa nga të rikthyerit nga Siria dhe Iraku, gjë që sipas Kurgas do të jetë edhe më e vështirë prej ligjeve të reja që do të ndalojnë kthimin në Malin e Zi.

“Do të ishte logjike që qeveria dhe Bashkësia Islame [e Malit të Zi] t’i bënte thirrje njerëzve që të kthehen nga Siria dhe të premtonte se nuk do t’i burgoste në qoftë se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe”, thotë Kurgas.

Nuhodziç paralajmëron se shteti duhet t’i kushtojë vëmendje më të veçantë këtyre luftëtarëve të kthyer që konsiderohet se përbëjnë kërcënim.

“Disa prej tyre… me gjasa janë kthyer në shtëpi me motivin e vazhdimit të rekrutimit të të tjerëve për idetë e tyre dhe do të rikthehen në fushëbetejë,” paralajmëron ai.

BIRN

SHKARKO APP