Një gjykatë malazeze tha sot se kishte konfirmuar akuzat kundër dy liderëve të opozitës në lidhje me një tentativë për grusht shteti në tetor.
Gjykata e Lartë e Podgoricës tha se konfirmimi i aktakuzës ndaj Andrija Mandiç and Milan Knezeviç, të cilët janë identifikuar vetëm me inicialet e tyre do të çojë në nisjen e masave ligjore brenda dy muajve.
Mandiç dhe Knezeviç janë liderë të Frontit Demokratik të opozitës proruse, të cilët luftuan për të ndalur pranimin e Malit të Zi në NATO dhe premtuan se do të mbajnë një referendum kundër saj edhe pse vendi u bë anëtar i plotë i NATO-s këtë javë.
Ata u akuzuan për komplot për të përmbysur qeverinë malazeze në një grusht shteti gjatë zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit.
Gjithashtu, pjesë e akuzave ishin dy diplomatë rusë, nëntë shtetas serbë dhe 12 persona të tjerë.
Zyrtarët e Podgoricës, duke përfshirë ish kryeministrin, Milo Gjukanoviç dhe prokurorin special, Milivoje Katniç akuzuan në mënyrë të drejtpërdrejt Moskën për mbështetjen e komplotit për të përmbysur qeverinë properëndimore të Malit të Zi.
Rusia ishte një aleat i ngushtë dhe një partner i madh i biznesit të Malit të Zi, por marrëdhëniet u tendosën, ndërsa qeveria e Djukanovic e drejtoi vendin drejt anëtarësimit në NATO duke iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër Moskës gjatë krizës në Ukrainë.
Rusia tha se e sheh zgjerimin e fundit të NATO-s , veçanërisht për një vend me ndikim të papërfillshëm ushtarak, por me qasje strategjike në detin Adriatik , si një kërcënim për sigurinë e saj./
