FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedonasit të frikësuar nga Kryeministri Rama

Diaspora e Bashkuar Maqedonase  ka shprehur shqetësimin rreth platformës së përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këtë proces, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo organizatë, e cila i quan shqiptarët pakicë, kërkon bashkimin e dy partive më të mëdha maqedonase për të ndaluar federalizimin e vendit, gjuhën shqipe si dhe ndërhyrjet e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të shtetit maqedon.

Madje, ata kërkojnë edhe dënimin e kryeministrit Rama, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Një kërkesë e cuditshme e kësaj organizate është edhe ndalimi i themelimit të partive me karakter etnik në Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?