FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, koordinim “sekret” i partive parlamentare

Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës së sotme janë mbledhur në koordinim “sekret” mes vete.

Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare dhe nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhjet lokale.

Në këtë takim ishin përfaqësues të të gjitha partive LSDM-së, VMRO-së, BDI-së, Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Takimi vjen vetëm dy ditë përpara koordinimit të caktuar nga kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi  për të hënën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndër temat e diskutimit midis koordinatorëve do të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale ndërsa nëse arrihet marrëveshje, e njëjta menjëherë do të futet në procedurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal skadon të hënën, ndërsa Xhaferi një ditë më parë u bëri thirrje partive që urgjentisht të bisedojnë për këtë problematikë me qëllim që komunat të mos bllokohen në tërësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?