FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, mësuesi godet nxënësin, duke i thënë se kështu është rrahur edhe Ziadin Sela

Një mësues i shkollës fillore “Kuzman Shapkarev” në Draçevë të Shkupit ka rrahur nxënësin e tij, sepse ai me shokët e tjerë po talleshin duke improvizuar ngjarjen e rrahjes së deputetëve më 27 prill.

Dejan Karanfiloski, babai i djalit të rrahur thotë se kur nxënësit po talleshin, ngjarjen e ka parë mësuesi i informatikës, i cili  ka goditur djalin e tij duke i thënë se kështu e kanë rrahur Ziadin Selën.

“Në një moment i është afruar mësuesi dhe i ka thënë djalit tim se ti je i LSDM, dhe përgjigja ka qenë po.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pastaj ai e ka goditur me shuplaka duke i thënë se kështu është rrahur Ziadin Sela”, ka shpjeguar Karanfiloski.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindi ka kërkuar që shkolla të ndërhyjë në këtë rast, madje është paraqitur edhe në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?