FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni/ Shqiptarët protestojnë në Shkup më 23 shkurt

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë mban protestë më 23 shkurt në Shkup, në shenjë revolte kundër të gjitha proceseve që i konsiderojnë të fabrikuara që nga viti 2001, aktgjykimeve në bazë të dëshmitarëve të fshehur-shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve – dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”, “Lagja e Trimave” dhe shumë raste të tjera, përcjell Ksp.

Protesta, e cila mbahet me moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, fillon në ora 13.00 në sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?