FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedoni, sulmohet me armë ish-ministri i Shëndetësisë, kapet autori

Në foto: Autori i dyshuar i sulmit me armë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë maqedonas

Ish-ministri i maqedonas i Shëndetësisë, Nikolla Todorov është sulmuar me armë teksa ishte duke hyrë në ndërtesën e Ministrisë për të dorëzuar postin ministrit të ri, Arben Taravari.

Ende nuk ka informacione nëse Todorov është qëlluar nga të shtënat dhe ku gjendet për momentin. Ndërkohë në vendngjarje janë parë edhe ambulanca të ndihmës së shpejtë dhe forca të shtuara të sigurisë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB-ja ku është thënë seautoritetet kanë ndaluar sulmuesin, një 57-vjeçar nga qyteti i Velesit me inicialet L.S.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jozyrtarisht mësohet se autori ishte gjyshi i një vajze 9-vjeçare e cila kishte vdekur për shkak të refuzimit të ministrisë për shërimin e saj jashtë shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i ri, Arben Taravani nuk ishte në detyrë, pasi paraprakisht ishte njoftuar për incidentin.

Nikolla Todorov është një nga ministrat më të eksponuar të partisë VMRO-DPMNE që drejtohet nga ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, e cila të mërkurën në mesnatë ra nga pushteti dhe drejtimin e qeverisë e morri Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit.

Nikolla Todorov para se të votohej për Qeverinë e re kishte hequr dorë edhe nga mandati i deputetit për të vazhduar karrierën si avokat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?