Maqedonia e Veriut, përfundon regjistrimi i popullsisë

Mbyllen aplikacionet për regjistrim në Maqedoninë e Veriut dhe ato për vetëregjistrim në diasporë. Drejtori i ESHS, Apostoll Simovski tha se të gjithë ata persona me të cilët për çfarëdo arsye nuk janë përfshirë në proces, megjithatë do të jenë pjesë të regjistrimit, sepse pritet që të jenë në ndonjërën prej bazave që do të shfrytëzohen gjatë përpunimit të të dhënave.

”Me regjistrimin e popullsisë në vend janë regjistruar gjithsej 1 832 696 persona, 568 175 amvisëri, 837 255 banesa. Me aplikimin e metodës së kombinuar dhe me përdorimin e mjeteve të reja teknike teknologjike, u mundësua ndjekja efikase e regjistrimit dhe përfshirja e njësive të regjistrimit në terren. Të thënë në numra kjo nënkupton se nga objektet e përfshira për jetesë , 91% ishin lëndë regjistrimi, 9% janë objekte që nuk janë lëndë e regjistrimit. Ato janë ndërtesa biznesi, hotele dhe të ngjashme”.

Numri i personave që kanë refuzuar të regjistrohen është minimal, vetëm në disa familje dhe momentalisht nuk është i përkthyer në përqindje. Drejtori i ESHS tha se ndaj atyre personave regjistruesit kanë bërë deklarata dhe më tej do të ngrihen procedurat adekuate, të cilat nuk janë kompetencë e Entit.

Operacioni statistikor i cili filloi më 5 shtator zgjati 26 ditë. Enti Shtetëror i Statistikave gjatë ditëve të ardhshme duhet të bëjë kontrollet e fundit të të dhënave si dhe aktivitetet teknike, ndërsa të dhënat zyrtare duhet të publikohen më së voni në mars të vitit 2022.

SHKARKO APP