Maqedonia e Veriut regjistroi 677 të infektuar dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 677 raste pozitive për Covid-19 nga 3,317 testime të kryera.

Rastet e reja raportohet se janë regjistruar  279 në Shkup, Manastir 86, Kumanovë 30, Veles 25, Kavadar 28, Koçani 22, Dellçevë 21, Tetovë 18, Gjevgjeli 13, Kriva Pallanka dhe Radovish 12, Resnjë dhe Berovë 10, Demir Hisar 9, Kërçovë dhe Negotinë 8, Gostivar dhe Kratovë 7, Shtip 6, Sveti Nikole, Vinicë dhe Probishtip 5, Ohër, Vallandovë, Bogdanci dhe Krushevë 3, Strugë dhe Makedonska Kamenicë 2 dhe Strumicë 1.

Po ashtu, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 517 pacientë dhe 13 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve që kanë humbur jetën 5 janë nga Shkupi dhe nga një ka në Koçan, Manastir, Kumanovë, Prilep, Veles, Probishtip, Demir Hisar dhe Kavadar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me koronavirus janë diagnostikuar gjithsej 206,910 raste, ndërsa prej tyre 191.649 janë shëruar dhe 7.255 kanë humbur jetën. Numri i rasteve aktive është 8.006.

SHKARKO APP