Maqedonia e Veriut: Të hënën nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid

Të hënën fillon marrja e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Rekomandimi sipas Ministrisë së Shëndetësisë është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët. Doza e tretë rekomandohet Pfizer&Biontech.

Më herët sot Venko Filipçe tha se fillimisht doza e tretë do të jetë Pfizer teksa shtoi se do të injektohet të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?