Marrëveshja, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen europiane për Kosovën dhe Serbinë

Për njohjen e dokumenteve për qytetarët mes Kosovës dhe Serbisë, ka dhënë një reagim Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH nënvizon se dialogu është një kanal që do të sigurojë që dy vendet të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin.

Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet”, thotë DASH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?