Marta Kos anulon vizitën në Serbi: Nderimet për Ratko Mladiç bien ndesh me rrugën drejt BE-së

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka anuluar vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Serbi, duke e lidhur vendimin me mënyrën se si autoritetet dhe një pjesë e shoqërisë serbe po e nderojnë ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç.

Mlladiç i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, u nda nga jeta në Hagë. Eshtrat e tij u transportuan drejt Beogradit me një avion të qeverisë serbe. Arkivoli i ish-komandantit, i mbuluar me flamurin serb, u prit pas mbërritjes në kryeqytet. Në Beograd janë planifikuar gjithashtu ceremoni përkujtimore dhe varrimi i tij të hënën.

Vendimin për anulimin e vizitës, Marta Kos e bëri publik përmes një reagimi në rrjetin social X, ku shpjegoi arsyet që e shtynë të marrë këtë qëndrim. Ky zhvillim vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes Serbisë dhe BE-së, veçanërisht me procesin e anëtarësimit dhe respektimin e vlerave evropiane përballë trashëgimisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ratko Mladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt. Lavdërimi dhe glorifikimi që po shoqëron vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt Bashkimit Evropian. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës. Vlerat mbi të cilat mbështetet e ardhmja jonë e përbashkët nuk janë të negociueshme. Në këtë kontekst, kam vendosur që, për momentin, të mos e zhvilloj vizitën time të planifikuar në Serbi”,-shkroi Kos në X.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2464 (64.9%)
Jo 1330 (35.1%)

Vota totale: 3794