Masakra në Cetinje/ Presidenti Gjukanoviç: Një tragjedi që prek të gjithë vendin

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Cetinje ku një 34-vjeçar sulmoi me arëm duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.

Presidenti e konsideron ngjarjen një tragjedi të paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi, duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.

“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?