Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediat serbe: “11 pikat” e planit të SHBA shuajnë shpresat e Serbisë për Kosovën

Rajoni E shtunë, 7 Gusht 2021 06:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mediat serbe kanë publikuar, siç thuhet, “11 pika kyçe” të dokumentit të titulluar “Plani i mbështetjes së integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, i cili u miratua në Washington nga vendet e QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia).

Sipas mediave serbe, në pikat e miratuara në mënyrë të detajuar është hartuar plani i pavarësisë së plotë të Kosovës dhe ndarja e Serbisë dhe Rusisë.

Pika kryesore të “letrës së Washingtonit”, janë sovraniteti i plotë i Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, pastaj presioni mbi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe lobimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të hiqen krejtësisht, apo të mbyllen për opinion mbledhjen e rregullta Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në letër potencohet edhe qëllimi për të shuar çdo nismë për ndarjen e Kosovës, marrja e çfarëdo kompetencash të mundshme ekzekutive të Bashkësisë së Komunave Serbe, pranimi i Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, Organizatën Botërore të Doganave, si dhe presionit ndaj vendeve të cilat mendojnë për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndër pikat e këtij plani, sipas mediave serbe, është edhe shtimi i kushtëzimit ndaj Serbisë për hapjen e kapitujve në bisedimet me BE-në, presioni në vendet fqinje për të hapur mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë, veçanërisht rreth kufijve… si dhe ‘tjerrja’ e aferave kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, si dhe ndarja më e madhe mjeteve për korpusin e organizatave joqeveritare të cilat kundërshtojnë autoritetet në Serbi, përcjell Telegrafi.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Sipas medias serbe takimi i vendeve të QUINT-it u mbajt në ditën e paradës ushtarake në Moskë, kurse disa detaje të këtij plani i ka zbuluar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kurse disa segmente me të “vështira” kanë rrjedhur nga qarqet diplomatike.

Siç thuhet, Daçiq, ka thënë se para hartimit të planit është krijuat një trup i veçantë – Grup Punues për njohjen dhe pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, kurse takimin e ka kryesuar Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, kurse dokumenti është hartuar në bashkëpunimi me Katherine Bondi, një zyrtare në zyrën për Kosovën në Departamentin e Evropës Juglindore dhe Qendrore pranë byrosë së Departamentit të Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë.

Ai shpjegoi se autoritetet e Prishtinës kanë angazhuar një agjenci lobimi nga Francë, e cila udhëhiqet nga një ish-ministër i jashtëm francez, që ndihmon Kosovën të marrë më shumë njohje.

“Kemi dokumente që tregojnë se si do të votojë secili vend dhe kush do t’i ndihmojë për çdo vend. Gjermania, Austria, vendet islamike … Si do t’i ndihmojnë me rastin e votimit, nga Emiratet kërkohet edhe të paguajnë për ato vende që nuk kanë të holla marrë pjesë  në konferencën për anëtarësim në Interpol, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe kah fundi i këtij viti, në mënyrë që të votojnë për pranimin e Kosovës. Perëndimi po e nxit Prishtinën të mos pranojë negociata të tjera, përveç pavarësisë”, tha Daçiq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas mediave serbe Daçiq ka thënë vetëm një pjesë të asaj që Perëndimi po përgatit dhe çfarë është rënë dakord në takimin e Washingtonit, i cili është dashur të mbetet sekret, por që, sipas tij, u zbulua nga mediat e Prishtinës.

Më tej thuhet se “lista e kërkesave, presioneve ndaj Serbisë është zgjeruar pas paralajmërimit se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë do të zgjerohet, sidomos në aspektin ushtarak, si rezultat i vizitës së presidentit Vuçiq në Moskë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 2 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 2 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 10 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 5 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

4 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 1 ore

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.