Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediat serbe: “Amerikanët dhe shqiptarët aksion ushtarak për të futur nën kontroll veriun e Kosovës”

Rajoni E diel, 1 Gusht 2021 07:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mediat serbe vazhdojnë të spekulojnë dhe të plasojnë plane e teori konspirative në lidhje me Kosovën. Artikulli i fundit, i publikuar nga një gazetë serbe, thotë se, “amerikanët, në bashkëpunim me ekstremistët shqiptarë janë duke përgatitur një aksion ushtarak në veri të Kosovës, përmes të cilit  planifikojnë ta vënë nën kontrollin këtë territor”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Pasi dështoi provokimi me rastin e arrestimit brutal të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Marko Gjuriq, amerikanët tani duan të provokojnë një incident të ri, i cili do të shërbejë si një pretekst për sulmin përfundimtar”,shkruan “Srbija Danas”, përcjell Telegrafi.

Mund t'ju interesojë

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

27 Shtator 2026, 20:45

Sipas këtij portali, “strategjia për ‘pushtimin e botës’, siç thonë burimet, është duke u hartuar në bazën e NATO-s në Bondsteel dhe sulmi është shtyrë vetëm për shkak se Uashingtoni nuk është ende i sigurt nëse presidenti Aleksandar Vuçiq dërgojë ushtrinë serbe në Kosovë!”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më tej në artikull thuhet se “Njëkohësisht me përgatitjen e pushtimit të veriut të Kosovës, Perëndimi i dërgon një mesazh të qartë Beogradit se çfarë mund t’i ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunues’”.

“Vetëm një njeri budalla mund të mendoj se Stjepan Mesiq, i dëshmur si njeri që urren serbët, rastësisht erdhi në Novi Pazar të pështyjë mbi Serbinë, dhe se Aleksandar Oxhiq, lideri i partisë separatiste të Vojvodinës dhe partner i koalicionit me Sasha Jankoviq, me ditë të tëra rastësisht thërret për luftë në Vojvodinë! Këto janë të gjitha sinjale të qarta për Serbinë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk është ‘bashkëpunuese’ në raport me Kosovën. Krahas kësaj, amerikanët në bazën e tyre në Kosovë po përgatisin një plan ushtarak për të sulmuar veriun e Kosovës. Ata do të përpiqen të provokojnë Beogradin për incidente, siç ishte arrestimi brutal i Gjuriqit, sepse kanë nevojë për justifikim në ndërhyrjen ushtarake. E vetmja gjë që për shkak të cilës amerikanët e shtyjnë këtë plan është frika se Vuçiq menjëherë do të dërgojë ushtrinë në Kosovë dhe se ushtria mund të ketë mbështetje të rëndësishme nga Rusia”,citon mediumi serb, një diplomat të lartë perëndimor, që sipas serbëve, këmbënguli në anonimitet

Ndërsa askush nga kreu i shtetit nuk ka dashur komentojë këto “zbulime”, eksperti serb i sigurisë Milani Petriç, tregon se presioni i orkestruar mbi Serbinë erdhi pasi ajo kërkoi në mënyrë të vendosur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Gjithçka gjë që ka ndodhur ditëve të fundit është një përpjekje për disiplinimin e Serbisë dhe presidentit Vuçiq, i cili guxoi të kërkojë që Prishtina të përfundimisht të përmbush detyrimet, sipas marrëveshjes së Brukselit. Serbisë iu bë e qartë se duhet të heshtë, sepse mund të fundoset. Aksioni i ROSU në veri të Kosovës ishte një prekje e terrenit. Ishte një përpjekje e frikësimit dhe një manovrim politik, qëllimi i të cilit ishte të shmangte formimin e Asociacionit. Ata llogaritën në gabimin e Beogradit, por Prishtina gaboi në llogari. Thaçi dhe Haradinaj janë të vetëdijshëm se pa mbështetjen ushtarake të Perëndimit, mund të bëjnë asgjë në veri të Kosovës”, tha Petriç.

Ish oficer i lartë i Shërbimit serb të Inteligjencës, Luban Karan, vlerëson se kemi të bëjmë me një fushate të orkestruar për të bërë presion mbi qeverinë serbe me qëllim të ndryshimit të politikës shtetërore.

“Duke provokuar një kaos të kontrolluar në disa zona krizash njëkohësisht, Perëndimi dëshiron të krijojë rrëmujë dhe të detyrojë Beogradin të ndërmarr hap të gabuar. Paralelisht me këtë grumbullohen të dhëna nga jeta private e individëve të caktuar, mbi të gjithë për Vuçiqin, në mënyrë që me një komprometim eventual të bëhet presion personal mbi të. Kjo ‘luftë hibride’ do të zgjasë për një periudhë dhe nëse nuk tregon rezultat, atëherë mund të presim një qasje më agresive ndaj veriut të Kosovës, duke përfshirë edhe aktivizimin e forcave ushtarake”, thotë Karan.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 7 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 7 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 10 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.