FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe: Beogradi nuk do vazhdojë dialogun nëse kërkohet njohja e Kosovës

Beogradi “nuk do të ulet më në tryezë me Prishtinën nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën e paralajmëruar”, shkruan gazeta serbe Veçernje Novosti.

Në këtë platformë parashihet që bisedimet Prishtinë – Beograd të përfundojnë me njohjen reciproke dhe me marrjen e ulëses në OKB, transmeton Koha.net.

Gazeta serbe shkruan se këtë Beogradi do ta trajtojë se ndërprerje e njëanshme e dialogut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shkruan gazeta, “Beogradi nuk dëshiron të hyjë më thellë në kurthin me të cilin përmes paravanit të dialogut fshihet ulësja në OKB me bekimin e heshtur të ndërmjetësuesve në BE, të cilës asnjëherë s’i kanë dënuar deklaratat e rrezikshme të kabinetit Haradinaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?