Mes tensioneve dhe akuzave për dhunë, Vuçiç fton protestuesit në debat publik

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç fton përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve. Studentët i’u përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët.

Në Serbi për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad. Studentët i konsiderojnë zgjedhjet e reja si hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?