Ministri i Jashtëm turk në Beograd për “Open Balkan”: Turqia është Ballkan, ne jemi krenarë
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i pranishëm në samitin e “Ballkanit të Hapur” në Beograd, shpreson që kjo nismë të përshpejtojë integrimin europian të rajonit, ndërsa thekson se Turqia është Ballkan dhe për këtë ata ndihen krenarë.
“BE është kthyer në vështrimin së brendshmi, dhe interesat politike kanë marrë peng zgjerimin. Është dramatike që një luftë në Europë i kujtoi për rëndësinë e zgjerimit. Nuk dua të flas se si anëtarësimi i Turqisë është politizuar për interesa të ngushta. Shpresoj se më shumë vende do i bashkohen Ballkanit të Hapur.
Shpresojmë që nisma e Ballkanit të Hapur të përshpejtojë integrimin europian të rajonit. Ka dy sfida që mbeten, kriza politike në Bosnjë Hercegovinë, Erdogan do ta vizitojë vendin javën që vjen. Së dyti, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Tregon që duhet të kemi në vend të para interesat e përbashkëta. Disa mund të mendojnë që Turqia është aktor i jashtëm, por kjo është e gabuar”.