FIFA World Cup 2026™ 11 Korrik - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri shkon personalisht në veriun e Kosovës: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

Këtë të premte, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovë në veri të vendit. Ai ka qëndruar sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës.

Pas këtij takimi, ai ka postuar një status në rrjetin social “Facebook”, shoqëruar me disa foto, ku ndër të tjera ka shkruar se, sovraniteti është i patjetërsueshëm.

“Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?