FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja serbe e Integrimit: S’ka anëtarësim në BE pa marrëveshje me Kosovën

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimovic po e pranon se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE.

Joksimovic në një intervistë për ‘Politiko’ theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.

“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrsueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, ka thënë ajo transmeton lajmi.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo sipas saj po bëhet pasi Bashkimi Evropian nuk ka interes që të bartë probleme, por ato duhet të zgjidhen fillimisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, theksoi Joksimovic.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.

Fillimi i vitit 2019 është afati më optimal që të ndodhë një gjë e tillë, por krejt kjo varet nga interesimi i dy shteteve.

Thaçi e Vuçic pritet të takohen përsëri gjatë muajit korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?