Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Monumenti i heroit shqiptar shkakton debat në Mal të Zi

Rajoni E premte, 20 Gusht 2021 06:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partitë politike shqiptare në Malin e Zi të mërkurën akuzuan aleancën pro-serbe të Frontit Demokratik se “po pretendon” pa pasur baza se heroi kombëtar shqiptar Skënderbeu ishte serb. Reagimi i tyre erdhi pasi Fronti Demokratik mirëpriti një nismë nga autoritetet lokale në qytetin me shumicë shqiptare të Ulqinit për të ndërtuar një monument të Skënderbeut, duke thënë se ai ishte një “hero i madh dhe i famshëm-një serb i lindur”.

Një zyrtar nga Alternativa Shqiptare, Nik Deljosaj, tha se ky ishte “një mit i krijuar nga Akademia Serbe e Shkencës dhe Arteve, SANU”. “Dhe në lidhje me Skëndërbeun, atë nuk e duan vetëm serbët, por edhe grekët dhe bullgarët. Jo vetëm atë, por edhe nënë Terezën dhe figurat e tjera të njohura shqiptare,” tha Deljosaj për gazetën malazeze Vijesti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

I konsideruar një udhëheqës heroik i rezistencës ndaj osmanëve në Shqipëri, Gjergj Kastrioti, i njohur si “Skënderbeu” (‘Zoti Aleksandër’) – u rekrutua që një fëmijë në Ushtrinë Osmane, duke u shërbyer sulltanëve me besnikëri dhe duke praktikuar islamin.

Por në vitin 1443, ai dezertoi, hodhi tej besimin islam dhe mori qytetin e Krujës. Nga kjo bazë, ai bashkoi princat shqiptarë që vetëm grindeshin nën flamurin e tij dhe pa një pushtim otoman pas tjetrit deri në vdekjen e tij nga malaria në vitin 1468.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veprat ushtarake të Skënderbeut kundër turqve bënë që ai të admirohej nga Papat dhe shumë sundimtarë të tjerë në Perëndim. Por admirimi i tyre nuk mbështetej me para, gjë që pengonte aftësinë e tij për t’i dhënë turqve një goditje të madhe.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Pas vdekjes së tij, shqiptarët u ndanë dhe osmanët shumë shpejt e pushtuan vendin. Megjithatë, kujtimi i Skëndërbeut vazhdoi të jetonte, pavarësisht faktit se shumica e shqiptarëve deri atëherë ishin konvertuar në myslimanë, një besim që ai e refuzoi me vendosmëri.

Emblema e tij, shqiponja perandorake me dy koka, mbetet simbol i nacionalitetit shqiptar edhe sot. Disa organizata dhe parti serbe gjatë viteve kanë cituar hulumtimet e historianëve lokalë rreth origjinës së Skënderbeut, që pretendojnë se ai kishte një prejardhje sllave dhe se nëna e tij ishte serbe etnike.

Megjithatë, këto hulumtime, të kritikuara ashpër nga historianët malazezë dhe shqiptarë, pohojnë gjithashtu se emri i parë i Skënderbeut nuk ishte Gjergj por Djuradj, i cili ishte një emër sllav nga ajo periudhë.

Nisma për të ndërtuar një monument të Skënderbeut në një qytet tjetër shqiptar, Tuz, pranë kryeqytetit Podgoricë, shkaktoi gjithashtu një debat të ashpër në prill.

Ndërsa partitë shqiptare e mbrojtën nismën duke thënë se Skënderbeu është heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve që do të shënojë 550 vjetorin e tij të lindjes këtë vit, organizatat pro-serbe dhe disa historianë lokalë thanë se monumenti mund të shihet si një “shënim i territorit shqiptar” brenda Malit të Zi. Autoritetet lokale në Ulqin thanë se diaspora shqiptare do të financojë ndërtimin e monumentit. Ata thanë se dizajni paraprak është përfunduar dhe se qeveria lokale ka marrë leje nga Ministria e Kulturës për monumentin. /Reporter.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 33 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 52 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 1 ore

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.