NATO, Jens Stoltenberg: 700 forca shtesë. Dhuna është duke e kthyer mbrapa Kosovën
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se aleanca veri-atlantike do ta rrisë me 700, numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.
Në një konferencë për media me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, ka dënuar sulmet që kanë ndodhur ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, të hënën në veri të Kosovës, dhe ka thënë se ato janë të “papranueshme”. Për të dhuna është duke e kthyer mbrapa Kosovën dhe gjithë rajonin, si dhe i vë në rrezik aspiratat euro-atlantike.
“Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkretë për ulje të tensioneve, të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, si rrugë e vetme për paqe afatgjatë”.