Ndërkohë që europianizonte Ballkanin, BE-ja u “ballkanizua” vetë
Nga Igor Stiks
Dy vjet më parë dhashë një intervistë që tërhoqi vëmendjen e të gjithë burokratëve të Brukselit. Reagimet, si ato pozitive ashtu edhe negative, u shkaktuan kryesisht nga kjo fjali e vetme: “Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndodhë kurrë”.
Shumë e vlerësuan këtë mendim të sinqertë apo edhe provokim timim, por për shumë të tjerë fakti që dikush e kishte thënë shkoqur këtë të vërtetë të hidhur ishte thjesht skandaloze. Sipas tyre, ishte e papërgjegjshme të bëheshin konstatime të tilla në një kohë kur vendet e Ballkanit duket se janë duke pritur për shtysën përfundimtare për t’u bashkuar e BE-në.
Në atë kohë, gjithashtu vura re se edhe nëse zgjerimi do të ndodhë, BE-ja do të jetë një strukturë thellësisht e riorganizuar që do të ndryshojë shumë nga rregullat e saj të brendshme. “Europianizimi” i Ballkanit është promovuar për dy dekada si “kura” për të cilën ka nevojë rajoni, por tanimë duket se është vetë Europa ajo që po “ballkanizohet” dita-ditës.
Pas luftës së Kosovës, BE-ja iluzioni vendet e rajonit duke premtuar drejtësi, përparim ekonomik dhe anëtarësim në familjen e madhe europiane.
Iluzioni i parë ishte paraqitja e integrimit të vendeve të Ballkanit si “kura” për të gjitha problemet e tyre. BE-ja u angazhua për integrimin e rajonit në një sistem të bazuar në vlera demokratike dhe sundimin e ligjit, me shpresën se ai do të shunate nacionalizmin etnik apo luftërat për territor.
Por në të vërtetë, Sllovenia u anëtarësua në BE në vitin 2004, e ndjekur nga “Ballkani Lindor” – Rumania dhe Bullgaria, në vitin 2007, edhe pse këto të fundit iu nënshtruan monitorimit të vazhdueshëm. Pastaj, me disa vështirësi, BE përfundimisht arriti të gëlltiste një kandidat tjetër në vitin 2013, Kroacinë.
Pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit, të referuara vazhdimisht si Ballkani Perëndimor, shihen tanimë si “geto” brenda BE-së. Shumë ekspertë pyesin se si është e mundur që një BE me më shumë se 700 milion banorë, nuk mund të integrojë një rajon me 18 milionë banorë?
Përgjigja nuk qëndron në vullnetin e shteteve të Ballkanit për të ndërmarrë reforma, por tek problemet e brendshme të BE-së. I pari është presioni nga ana e elektoratit gjithnjë e më nacionalist të vendeve anëtare të unionin të cilët nuk dëshirojnë që BE-ja të zgjerohet. Së dyti, elitat qeverisëse në Ballkan nuk shohin përfitime të rëndësishme politike apo ekonomike për regjimet e tyre klienteliste në anëtarësimin në BE.
Dhe së treti, qytetarët e rajonit po vëzhgojnë me kujdes krizën institucionale të BE-së dhe dimë shumë mirë se anëtarësimi në BE nuk do të garantojë prosperitet (duhet të shikojmë përtej Kroacisë dhe Bullgarisë).
Iluzioni i dytë është ai i drejtësisë për krimet e luftës, i cili ofroi shpresë për Ballkanin e pasluftës, veçanërisht me punën e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë. Ideja prapa Tribunalit ishte e thjeshtë: ekspozimi i fakteve dhe vendosja e kriminelëve në gjyq nuk do të prodhonte vetëm drejtësi, por edhe një bazë të thellë politike dhe morale në shoqëritë e Ballkanit.
Arkivat e tribunalit paraqesin një bazë të dhënash monumentale të së keqes njerëzore, ku përshkruhen në mënyrë të detajuar krime të tmerrshme të luftës. E megjithatë, pavarësisht pritjeve, kriminelët e luftës mirëpriten sot në komunitetet e tyre si heronj.
Iluzioni i tretë i vendeve të Ballkanit ishte përparimi ekonomik. BE-ja premtoi prosperitet nëse vendet e Ballkani përfundonin reformën e pronësinë shoqërore dhe private. Por reformat neoliberale të shtyra nga BE-ja, FMN-ja dhe Banka Botërore pasuruan vetëm elitat lokale dhe grabitqarët ndërkombëtare dhe u plaçkitën shoqërive të ballkanike prodhimin industrial, prodhimin bujqësor, dhe çdo shkallë të pavarësisë ekonomike.
Edhe pse një pakicë e vogël jeton mes luksit, shumica e qytetarëve të Ballkanit jetojnë në varfëri të vazhdueshme, duke u detyruar të emigrojnë në Gjermani, Austri apo Irlandë. Për të vlerësuar situatën aktuale në Ballkan, por edhe në pjesën tjetër të Evropës, duhet të merren parasysh edhe pasojat e plota e këtyre dështimeve. Në fund të fundit, shumë shpresa për integrimin europian u tradhtuan nga vetë BE-ja.
Ajo që ne po shohim tani është kaosi, vende anëtare të cilat kërkojnë të dalin nga unioni, mosmarrëveshje të hidhura dhe thellimi i ndarjeve mes Lindjes dhe Perëndimit. Dhe, e gjithë kjo është e shoqëruar me rritjen e forcave nacionaliste dhe ksenofobe që premtojnë shpëtim si nga Brukseli ashtu edhe emigrantët. Tani jo vetëm Ballkani, por edhe Europa ka nevojë për ndryshim.
*Igor Stiks është një opiniont i njohur të politikave të Ballkanit Perëndimor