FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshon pronësia e aeroportit “Konstandini i Madh”, nisin protestat në Nish të Serbisë

Rreth 1,500 persona kanë protestuar sot në Nish të Serbisë kundër ndryshimit të pronësisë së aeroportit “Konstandini i Madh”. Autoritetet në Serbi duan që ky aeroport të kalojë nga pronësia komunale në atë shtetërore.

Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e kryetarit të qytetit, i cili vjen nga Partia Progresive e presidentit, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkaq, kuvendi komunal në Nish ka shtyrë votimin për propozimin e autoriteteve lokale, që pronësia e aeroportit t’i kalojë shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i qytetit kishte miratuar propozimin më 30 mars, ku thuhej se shtetit “do të ndihmojë që aeroporti të bëhet ekonomikisht më i fuqishëm dhe të fitojë një pozitë më të mirë në treg”. Por, kjo lëvizje ka nxitur një valë të protestave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti në Nish është aerporti më i afërt për banorët në lindje dhe jug të Serbisë. Vitin e kaluar, mbi 330 mijë persona kishin shfrytëzuar këtë aeroport për të udhëtuar në 11 destinacione të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?