Neni 7, opozita hedh akuza ndaj Kurtit: Zyrtarizove statusin e kishës ortodokse serbe
Opozita kundërshtoi pikën shtatë të propozimit europian për normalizimin me Serbinë, duke arsyetuar se nuk sjell njohje reciproke, por ndoshta autonomi. Gjithashtu u kritikuar kryeministri Albin Kurti, se po zyrtarizon statusin e kishës ortodokse serbe në Kosovë.
“Ajo që nuk dihet se çka ka pranuar ky kryeministër janë definuar në nenin shtatë. Aty ai ka hapur një dritare të re, fillimisht me pajtimin për të siguruar një nivel të duhur të vetë menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë.
Më pas duke siguruar ndërlidhje të drejtpërdrejtë të tyre me Qeverinë e Kosovës dhe në fund duke zyrtarizuar statusin e Kishës Ortodokse Serbe, për të ofruar nivel të fortë për kishën në përputhje me modelet të tjera në Evropë.
Këto dy elemente të paqarta tejkalojnë marrëveshjet paraprake, janë përtej tyre dhe bëhen në bazë të kriteret puro-etnike”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.