FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nënkryetarja e Kuvendit serb kërkon arrestimin e tij, Kamberi: Veprim i koordinuar me Vuçiçin

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është kërcënuar nga nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Snezhana Paunoviç, gjatë një debati të zhvilluar në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Paunoviç tha se nëse ata kanë gabuar njëherë me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, ata duhet të arrestojnë Shaip Kamberin ose ta dëbojnë atë nga Serbia. Kamberi thotë se e gjithë kjo deklaratë e deputetes ishte e koordinuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin pati një përplasje në seancën e para dy ditëve.

“Në Serbi nuk dëshirojnë të dëgjojnë asnjë të vërtetë rreth Kosovës. Ndoshta tentohet që përmes deklarimeve të tilla ta bëjnë frikësimin tim. Unë nuk di se deri ku janë në gjende të shkojnë, megjithatë është ligji për kuvendin i cili i garanton secilit deputet që ta shprehë bindjen e tij të lirë. Unë kam thënë ato që kam thënë dhe unë do të vazhdojë njësoj, të shohim se deri ku janë në gjendje të shkojnë”,-tha për “Klan Kosova”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?