FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nikoliç: Serbia do të anëtarësohej më shpejt në BE po të njohë Kosovën

“Sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt po ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Tomislav Nikoliç.

Presidenti i Serbisë në largim, Tomislav Nikoliç ,një javë para se ta braktisë postin dhe atë t’ia dorëzojë Aleksandar Vuçiçit ka folur me gjasë për herë të fundit në këtë funksion, për Kosovën. Gjatë një intervistë për televizionin shtetëror bjellorus, e ka paraqitur veten njeri të paqes duke thënë, siç përcjell FoNet, se “vetë drejtpërdrejt ka vendosur që në bisedimet me shqiptarët e Kosovës të zhvillohen në nivelin shumë të lartë në mënyrë që me këto biseda të pengohen konfliktet dhe të arrihet zgjidhje e përbashkët”.

Nikoliç ka thënë se gjatë mandatit të tij Serbia ka arritur marrëveshje për partneritet strategjik me Rusinë, e Kinën dhe ka hyrë në negociata serioze me Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përndryshe sikur të dëshironim vetëm anëtarësimin në BE, ne këtë do ta arrinim shumë shpejt sikur ta kishim pranuar pavarësinë e Kosovës ose sikur bashkë me BE-në të vinim sanksione ndaj Rusisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?