Njohja e Kosovës? Vuçiç: As 5 shtetet mosnjohëse të BE-së nuk do ta bëjnë

Beogradi nuk është gati të njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç këtë e tha gjatë Forumit Globex në Pragë. Për të hyrja e Serbisë në Bashkimin Europian është kryesisht çështje politike e jo meritë, dhe se pengesa kryesore është Kosova.

“Kjo ka të bëjë me Kosovën, siç e dini. Ne i përmbahemi Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutës 1244, e cila thotë se Kosova është pjesë e Serbisë. Beogradi nuk është gati ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiç, teksa theksoi se as Bratisllava, Bukureshti, Athina, Madridi, e Nikosia nuk janë të gatshme ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç u pyet në Pragë edhe për faktin nëse Moska po ushtron presion ndaj Serbisë për mbështetjen ndaj Putinit. Ai theksoi se Serbia nuk do të jetë kurrë kundër Rusisë dhe se rruga europiane e vendit nuk mund të bazohet në këtë fakt. Ai shtoi se Serbia ka “bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ukrainën” , shtet i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

SHKARKO APP