Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OSBE:“Zgjedhjet në Maqedoni konkurruese, por nevojiten reforma të qëndrueshme”

Rajoni E premte, 7 Maj 2021 19:43
OSBE:“Zgjedhjet në Maqedoni  konkurruese, por nevojiten reforma të qëndrueshme”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vëzhguesit ndërkombëtar: Zgjedhjet në Maqedoni ishin konkurruese dhe u zhvilluan në një mjedis të karakterizuar me mosbesim të përhapur publik në institucionet dhe sistemin politik

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit në Maqedoni deklaruan se “këto zgjedhje ishin konkurruese dhe një hap thelbësor në zgjedhjen e krizës së thellë politike dyvjeçare”. Ata theksuan se u zhvilluan në një mjedis të karakterizuar me mosbesim të përhapur publik në institucionet dhe sistemin politik.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Vëzhguesit ndërkombëtar thonë se zgjedhjet konkurruese ndjekin bashkëpunim ndërpartiak për t’i dhënë fund krizës politike, megjithëse nevojat për reforma të qëndrueshme mbeten.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koordinatori special dhe kryesuesi i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, Roberto Battelli, tha se pjesëmarrja e lartë dëshmon se votuesit e kuptuan rolin vendimtarë që e ndërmarrin zgjedhjet e lira për të ardhmen e vendit të tyre. “Establishmeti politik tani ka përgjegjësi për t’i plotësuar këto pritje. Ata duhet të shfrytëzojnë këtë moment dhe mandatin që iu është dhënë për të vazhduar me reformat e nevojshme për ardhmërinë e vendit”, tha Battelli.

Nga ana tjetër, shef i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schenach, tha se vendi është në një udhëkryq të ri, i cili hap një rrugë drejt normalitetit në jetën politike. Ai shtoi se tani të gjitha palët duhet të dëshmojnë angazhimin e tyre për të drejtuar vendin në atë rrugë.

“Komunitetet e ndryshme etnike tanimë dhanë provë, gjatë protestave të verës së kaluar, se bashkëpunimi drejt qëllimit të përbashkët politik është i mundur. Tani, tërë vendi duhet të zëvendësojë ndarjen etnike me bashkëpunim për ndërtim të kombit”, deklaroi Schenach.

Schenach duke theksuar se përderisa liritë u respektuan në përgjithësi dhe garuesit ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, shtoi se pati akuza për frikësim të votuesve dhe presion të gjerë mbi punëtorët publik, të verifikuara nga vëzhguesit në dhjetëra raste.

Ndërkaq, shefe e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, Tana de Zulueta, tha se ngjarjet që drejtuan këto zgjedhje kërkonin bashkëpunim ndërpartiak për të gjetur mekanizma të përkohshme për trajtim të çështjeve tejet të rëndësishme. Ajo shtoi se si rezultat, procesi u përmirësua, veçanërisht sa i përket mediave dhe kornizës ligjore.

“Që këto përmirësime të jenë të qëndrueshme, do të jetë e domosdoshme që të adresohen mangësitë themelore. Kjo do të kërkojë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe angazhimin për reforma sistematike dhe që është edhe me rëndësi, përpjekje gjithëpërfshirëse për reforma zgjedhore”, u shpreh Zulueta.

Në deklaratën e rezultateve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit Ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, thuhet se dita e zgjedhjeve u administrua mirë në përgjithësi dhe u zhvillua pa incidente të mëdha.

Në këtë raport paraprak theksohet se përderisa fuqitë kryesore politike u dakorduan për një seri të ndryshimeve ligjore dhe institucionale për të siguruar një fushë lojë të niveluar, çështjet themelore të tilla si në lidhje me mediat dhe regjistrimin e votuesve duhet ende të trajtohen në mënyrë të qëndrueshme.

“Përmirësimet e rëndësishme në legjislacionin zgjedhor trajtuan shumicën e rekomandimeve të mëparshme nga ODIHR dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, si dhe paraqitën mekanizma të përkohshme për mbikëqyrjen ndërpartiake të aspekteve kryesore të procesit zgjedhor. Megjithatë, disa rekomandime mbeten të patrajtuara dhe ca dispozita janë të paqarta”, thuhet në raportin paraprak.

Në raport poashtu përmendet se mjedisi i shumëllojshëm mediatik, është i ndarë përgjatë linjave politike dhe etnike. “Megjithëse mediat publike kryesisht ju ofruan garuesve mbulim të barabartë në lajme, disa media private demonstruan njëanshmëri në favor të partisë në pushtet. Reformat e rëndësishme të parapara për mediat kanë ende për t’u zbatuar”, porositin vëzhguesit ndërkombëtar.

Në lidhje me punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në raport thuhet se përgatitjet e këtij institucioni ishin të penguara nga organizimi joefikas i brendshëm, vendimmarrja e politizuar dhe afateve të shkurtuara ligjore. Sipas tyre, aktivitetet e komisionit nuk ishin gjithmonë transparente, pasi që shpeshherë mbante seanca të mbyllura dhe jo gjithmonë publikonte vendimet.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nga votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas 99.72 për qind të votave të numëruara në 3.514 vendvotime nga gjithsej 3.524, VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë ka fituar 452.709 vota (38.06%) LSDM dhe Koalicioni 436.469 (36.69%), BDI 86.812 (7.3%), Lëvizja BESA 57.927 (4.87%), Aleanca për shqiptarët 35.091 (2.95%) dhe PDSH 31.017 (2.61%) vota.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, në konferencën për shtyp herët në mëngjes, deri në orën tre të mëngjesit nuk ka arritur asnjë ankesë lidhur me votimin e djeshëm në zgjedhje.-AA

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.