Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paratë e BE-së kundër korrupsionit shpenzohen kot në Ballkan

Aktualitet E shtunë, 1 Maj 2021 15:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Raporti i fundit i Gjykatës Europiane të Auditorëve për përpjekjet kundër korrupsionit të Komisionit Europian në Ballkanin Perëndimor është thirrje urgjente për zgjim. Përtej mirësjelljes burokratike, mesazhi është një thirrje e zëshme dhe e qartë – miliona euro po shpenzohen prej Komisionit Europian në luftën kundër korrupsionit në rajon dhe nuk po shihen rezultate. Raporti është fokusuar në qasjen e gabuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai fokusohet në «Instrumentin e Ndihmës së Paraanëtarësimit» (IPA), që ka shpenzuar më shumë se 11,5 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor (dhe Turqi) ndërmjet viteve 2007 dhe 2013 në gjithçka – prej energjisë diellore deri te promovimi i përfaqësimit të grave në parlament.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Para 47 minutash
Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Para 47 minutash
Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, ...

Para 51 minutash

Vetëm një hise e vogël e kësaj shume – 485 milionë euro – janë shpenzuar në ato që Komisioni i quan projekte të «sundimit të ligjit». Më pak është shpenzuar edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – rreth dy për qind të buxhetit të përgjithshëm, tregojnë të dhënat e Gjykatës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

A ia kanë dalë këto masa të jetësohen sipas planeve? Rajoni ka të dhëna negative në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asnjë vend nuk ka arritur të ngrihet më lartë se në vendin e gjashtëdhjetë në Indeksin tonë të Perceptimit të Korrupsionit dhe vendet që nuk janë në mesin e pesëdhjetë shteteve të para kanë probleme serioze me korrupsionin.

Shqipëria dhe Kosova radhiten në vendin 88 dhe 103 respektivisht, duke u vendosur në të njëjtin nivel me Egjiptin dhe Etiopinë. Maqedonia ka qenë në trazira politike prej kësaj vere kur u publikuan përgjimet që dëshmonin përmasat e ndikimit qeveritar që kishte rënë në duar të grupeve të krimit dhe zhytjes në korrupsion.

Përballë sfidës së përmasave të tilla të korrupsionit, dhe parave të pakta të shpenzuara në fqinjësi, çështja është nëse Komisioni po vjel për atë që është angazhuar të mbjellë. Raporti i Gjykatës së Auditorëve tregon se rezultati nuk është i prituri. Paragrafët kryesorë janë këta:

«Shtypi i lirë dhe shoqëria e fuqishme civile janë promotorët kryesorë të ngritjes së vetëdijes së publikut kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; ata shpeshherë inkurajojnë agjenci antikorrupsioni dhe prokurorinë që të nisë hetimet. Këto, në këmbim, kontribuojnë drejtpërdrejt në të dhënat e hetimeve, përndjekjeve dhe dënimeve përfundimtare efikase në raste gjyqësore të nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar».

«Sidoqoftë…, Komisioni ka alokuar relativisht pak fonde për shtypin e lirë dhe shoqërinë civile në Ballkanin Perëndimor (0,5 për qind të shumës së përgjithshme). Ta zëmë, Shqipëria nuk ka marrë asnjë alokim kombëtar për shtypin e lirë dhe shoqërinë civile në kontekstin e luftës kundër korrupsionit. Ngjashëm, Komisioni ka ndarë pak para në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (2 për qind) dhe për përkrahjen e shërbimeve të hetimeve (1 për qind)».

«Madje edhe projektet që ishin financuar për përmirësimin e institucioneve anti-korrupsion në Shqipëri dhe Maqedoni, ta zëmë, ishin bërë me kompromise të përfshirjes së politikës dhe mungesë të pavarësisë», ka vërejtur Gjykata.

Dhe rekomandimi i Gjykatës nuk ka mundur të jetë më i qartë: «Komisioni duhet të shënjestrojë më mirë burimet për përkrahje në luftën kundër korrupsionit dhe lirisë së shtypit».

Është mirë të shohësh një institucion europian që më në fund e vlerëson këtë. Në strategjinë tonë të publikuar së fundit, të titulluar Strategjia 2020, ne theksojmë konsensusin që po çon krye në atë që do të duhej të rezultonte me hapa konkretë në luftën kundër korrupsionit, në vend se të kishte lulëzim dhe fuqizim të shoqërisë civile, dhe monitorues të pavarur mediash që nuk frikësohen të ngrenë zërin kritik. Pa këtë, të gjitha reformat institucionale dhe legjislative të kërkuara prej BE-së, mbesim vetëm vendime nëpër dosje.

Kjo është dëshmuar edhe nëpërmjet hulumtimit të thellë të kapitujve tanë për secilin shtet në rajon dhe do të theksohen fort këtu në Bruksel më 8 nëntor 2016. Ne kemi të publikuar edhe Vlerësimin e Sistemit të Integritetit Kombëtar të Shqipërisë.

Për të ardhur keq, Komisioni Evropian – që mban kuletën e BE-së – vazhdon të mos bindet pavarësisht të gjitha këtyre. Në kundërpërgjigjen e shkruar Gjykatës, KE-ja deklaron se nivelet aktuale të financimit janë «të përshtatshme duke pasur parasysh kufizimet që paraqet kapacitet aktual absorbues.

Këta sektorë kërkojnë para së gjithashtu këshilla ekspertësh dhe jo vetëm investime të përmasave të mëdha». Argumenti duket se pretendon që shoqëria civile në këto shtete është e dobët, andaj ne nuk do të investojmë në shoqërinë civile. Ne do të vazhdojmë t’i biem murit me kokë, duke i injoruar mundësitë për një hap ndryshimi të madh në luftën kundër korrupsionit dhe përpjekjet fantastike të organizatave të gazetarisë hulumtuese që punojnë në këtë fushë, si Projekti për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP). A janë këto «rezultate» që përnjëmend presidenti i Komisionit, Juncker, ka premtuar t’i realizojë?/DIALOGPLUS

(Carl Dolan është drejtor i Transparency International)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 16 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 30 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 47 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 47 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 11 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.