FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti grek në qendër të betejës politike nga marrëveshja për emrin e Maqedonisë

Parlamenti grek ndodhet sot në qendër të betejës politike të shkaktuar nga marrëveshja mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë, pasi kryeministri Aleksis Cipras do të përballet me një mocion mosbesimi nga opozita e djathtë.

Qeveria e Ciprasit, që disponon një maxhorancë prej 154 votash nga 300, duhet të dalë e paprekur nga votimi, parashikuar në orën 11:00 GMT, një ditë para nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje për t’i dhënë fund një konflikti 27-vjeçar.

Por, klima politike është tendosur ndjeshëm në të dy krahët e kufirit pas njoftimit të marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndetur nga OKB-ja, Bashkimi Europian dhe NATO, ajo parashikon që ish-Republika jugosllave e Maqedonisë të quhet “Maqedonia e Veriut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cipras e cilësoi dje në mbrëmje këtë marrëveshje si fitore e rëndësishme historike për Greqinë.

“Ne kemi treguar se atje ku ekziston një vullnet, një konflikt i vjetër prej disa dekadash mund të zgjidhet në mënyrë të ekuilibruar”, theksoi Cipras.

Një manifestim para Parlamentit është parashikuar sot në mbrëmje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?