FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti i Maqedonisë miraton sërish marrëveshjen për emrin me Greqinë

Parlamenti i Maqedonisë ka kaluar 69 vota pro marrëveshjen për çështjen e emrit me Greqisë. Marrëveshja është miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës. Ky është ratifikimi i dytë i marrëveshjes, pasi Presidenti Gjorgje Ivanov nuk pranoi ta dekretonte.

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në lexim të tretë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 54-të të Kuvendit.

Më 20 qershor deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “pro” miratuan për herë të parë ligjin dhe të njëjtë ditë ligji u dërgua për tek presidenti Ivanov, i cili brenda afatit të paraparë me ligj njoftoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin e ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që sot të kalojë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë “pro” duhet të votojnë 61 deputetë dhe përsëri duhet të dërgohet tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritet që edhe pas votimit të dytë në Kuvend, Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin dhe të do veprojë njësoj si me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke përdorur të ashtuquajturën “veton e xhepit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?