Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përdhunimi i 11-vjeçares, Haxhiu: Do legalizojmë gazin për vetëmbrojtje

Rajoni E diel, 4 Shtator 2022 13:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy dorëheqje janë dhënë dhe dy shkarkime janë bërë për rastin e dyshimit të dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar edhe për shkarkime tjera të zyrtarëve “që nuk i kanë kryer detyrat e tyre”.

Për rastin e 11-vjeçares janë duke u zhvilluar hetimet në dy çështje të ndara penale, atë të dyshimit për dhunim më 27 gusht nga pesë persona dhe dyshimeve për trafikim, dhunim dhe shërbime seksuale në muajin qershor nga gjashtë persona tjerë.

Për të dy rastet janë arrestuar 11 persona dhe të gjithëve u është caktuar masa e paraburgimit prej nga 30 ditë. Pas asaj që ka ndodhur ka pasur dy dorëheqje dhe dy shkarkime. Por, ministrja Haxhiu ka paralajmëruar edhe për veprime tjera ndaj zyrtarëve të përfshirë në rast.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ne brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë jemi duke identifikuar persona përgjegjës që mund të ndërlidhen me rastin, në mënyrë që të marrim veprime ndaj tyre”, tha ajo në konferencën për media më 4 shtator.

Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi dhe ka thënë që duhet të merren veprime edhe ndaj “prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk po i kryejnë detyrat e tyre”. Ajo foli për kresat e organizatorëve të protestës së 31 gushtit, me të cilën qytetarët kërkuan mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kërkesat janë: Legalizimi përdorimit dhe shpërndarjes i gazit irritues për vetëmbrojtje, shkarkimin e zyrtarëve që nuk e kanë kryer punë e tyre, krijimi i njësitit të specializuar për dhunë seksuale në Policinë e Kosovës, futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla dhe sigurim, drejtësi e rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Për kërkesën për përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje, Haxhiu tha se janë caktuar dy grupe punuese në MD dhe MBP, për të bërë analizën ligjore dhe atë të sigurisë. Me MPB-në tha se janë në komunikim edhe për të përmbushur kërkesën për krijimin e njësitit të specializuar për dhunë seksuale në PK. Ndërsa me Ministrinë e Arsimit tha se janë në komunikim për të përmbushur kërkesën e protestuesve për futjen e lëndës së edukatës seksuale nëpër shkolla.

Mund t'ju interesojë

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme...

Para 12 orësh
Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

Para 17 orësh
Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

9 Nëntor 2026, 17:01

Për shkarkimin e zyrtarëve tha se “disa janë shkarkuar dhe do të vijojmë edhe me të tjerë”. E për kërkesën për sigurim, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, ajo tha se ato përfshihen në shumë prej aktiviteteve të Strategjisë kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje 2022-2026. Protestuesit thanë më 31 gusht se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre “protestat do të masivizohen dhe radikalizohen”.

Në konferencën e përbashkët, ku u fol për vettingun në drejtësi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbi 200 gjykatës, nga 400 në total sa janë në gjithë Kosovën, kanë shkanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve për rastet e dhunës seksuale. “Në mbi 85 për qind të rasteve viktimat ishin vajza të mitura”.

“E rreth 140 prokurorë, nga rreth 200 sa janë në total në Kosovë, kanë lejuar parashkrimin e lëndëve për këto raste”, tha ai. Më 2 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar edhe për dy shkarkime.

“Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”. Qindra qytetarë u mblodhën të mërkurën në Prishtinë, Shkup e Tiranë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Shkas u bë rasti i përdhunimit të një vajze 11-vjeçe, më 27 gusht, në një park të kryeqytetit. /REL/

Etiketat e lidhura

Albulena Haxhiu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 19 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 20 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 21 minutash

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 15 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.