Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përpjekjet për formimin e qeverisë në Maqedoni

Rajoni E diel, 9 Maj 2021 14:43
Përpjekjet për formimin e qeverisë në Maqedoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa po afron koha për afatin e mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë së Maqedonisë, partia e tij VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se nuk pranon të bisedoj për gjuhën shqipe dhe as për vazhdimin e mandatit të Prokurorisë së Posaçme. Këto janë disa prej kërkesave të partive shqiptare, pa të cilat as VMRO-ja dhe as Lidhja Social Demokrate nuk mund ta formojnë kabinetin e ri qeveritar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

VMRO-DPMNE përmes një komunikate e ka quajtur Prokurorinë e Posaçme “një vegël që po degradon sovranitetin dhe pavarësinë e Maqedonisë”. Në komunikatë më tej thuhet se “Pa marrë parasysh se cili do të jetë rezultati rreth formimit të qeverisë në periudhën që vjen, pa marrë parasysh se a do të formohet qeveri e re, dhe pa marrë parasysh se kush e formon, çfarë do që të ndodhë, koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” nuk do të negociojë, nuk do të lejojë ndryshimin e rendit kushtetues për dygjuhësinë në të gjithë territorin dhe vazhdimin e mandatit të Prokurorisë së Posaçme”.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 21 orësh
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Para publikimit të qëndrimit të VMRO-së, Bashkimi Demokratik për Integrim, që ka njoftuar se pranon të bisedojë me këtë parti maqedonase për koalicionin e ri qeveritar, theksonte se “përdorimi i gjuhës shqipe në perputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bën shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme, duke përmbyllur në këtë menyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

BDI, po ashtu mbështet veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për të përmbyllur në këtë mënyrë skandalin e përgjimeve dhe bartjen e përgjegjësisë për këtë, përmes zbardhjes së plotë dhe me transparencë të këtij skandali.

Nga ana tjetër, Lidhja Social Demokrate nuk ka bërë komente këto ditë në lidhje me atë që partitë shqiptare e kanë quajtur platformë të tyre, e që paraqet një sërë kushtesh për pjesëmarrje në qeveri.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët shprehen të vendosura se nuk do të hyjnë në një koalicion me VMRO-DPMNE-në.

Njohësit e rrethanave politike në vend vlerësojnë se do të jetë shumë vështirë të formohet një koalicion qeveritar, ndërsa edhe po të formohej midis VMRO-së dhe BDI-së, duke marrë eventualisht dy deputetët e PDSH-së, kjo do të ishte një shumcië jo e qëndrueshme, në pamundësi për të sjellur ligje dhe për të realizuar reforma të mirëfillta.

Kërkesat e partive shqiptare, ndërkaq, kërkojnë ndryshime kushtetuese, të cilat nuk bëhen dot pa dy të tretat e votave në parlamentin prej 120 vendesh

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.