Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, flet deputeti protagonist dhe tregon veprimin që ”nxehu gjakrat”
Një përleshje fizike ndodhi pak ditë më parë mes deputetëve të opozitës dhe zyrtarëve të qeverisë Kurti, dhe deputeti Mërgim Lushtaku u shpreh se reagimi në fjalë edhe fill pasi numri dy i qeverisë, z. Bislimi e sulmoi atë me shishe, duke rrezikuar ta lëndojë. Për të qëllimi nuk ka qenë të lëndonte njeri, ndërsa tha se e sulmoi vetëm me ujë, por situata u agravua me reagimin e Bislimit, që i hodhi bidonin. Lushtaku dënoi gjithashtu edhe dhunën e ushtruar nga qeveritarët ndaj deputetëve të Kuvendit.
Si ndodhi që u përfshitë në një konflikt fizik në Parlamentin e Kosovës me zv.kryeministrin Bislimi?
Kuvendi është vendi i punës së deputetëve, ndërsa qeveria vjen për të raportuar për nisma të ndryshme ligjore dhe ne si përfaqësues të popullit kemi edhe aksione të tjera politike. Ka plasur një mega-skandal në Kosovë, ku ky aksion i joni ishte pjesë e prezantimit të këtij skandali, ku një shefe e grupit parlamentar ka biseduar për të akomoduar kërkesat e një krimineli ndërkombëtar si Milan Radoçiç.
Ajo është një instrument i Albin Kurtit dhe ne ndaj me që vendosëm në foltore moton “Zdravo qeveria” kemi nënkuptuar që motoja e kësaj qeverie ka qenë vërtet hipokrite deri në ardhjen në pushtet.
Prandaj ne kemi ndërmarrë një aksion simbolik. Pasi zv.kryeministri ka shkuar me një formë abuzive dhe duke fyer edhe deputetët, duke e grisur atë fotografi që ne kishim vendosur të Kurtit si Pinoku që simbolizon mashtrimin, gënjeshtrën, sigurisht që unë kam dalë për të mbrojtur protestën tonë dhe atë e kam bërë me një element që nuk është i dhunshëm, dhe që nuk lëndon, që është uji.
Nuk kam gjuajtur me ujë të gazuar, por me ujë natyral për t’i treguar që duhet të reagoni dhe të largoheni nga populizmi juaj i çoroditur që e ka sjellë Kosovën deri në këtë pikë.
A mos dukeni disi si Vetëvendosja e dikurshme kur protestonte në Kuvend? A ishte realisht ai përgjim motivi kryesor që u shkaktua ai sulm fizik, apo keni edhe motive të tjera sekondare?
Për herë të parë kemi parë një zyrtar të qeverisë që ka ngritur dorë ndaj deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Ne nuk kemi gjuajtur as molotov, as gurë dhe as mjete të forta ndaj policëve të Kosovës. Ne nuk kemi ulur asnjë institucion, por kemi protestuar në mënyrë demokratike siç është uji. Por edhe në njerëz jemi dhe kemi reagime të ndryshme, por goditja e Bislimit me shishe, kjo ka ndikuar që të ngrihen tensionet.