FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përplasje në burgun grek, shqiptarët nxjerrin thikat, plagosen tre

Një sherr me thika në burgun grek të Trikallas ka përfunduar me plagosjen e tre shqiptarëve. Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kanë nxjerrë thikat dhe janë përleshur me njeri-tjetrin.

Bëhet fjalë për të burgosurit e dy qelive të ndryshme të sektorit B. Tre të burgosur, të gjithë shqiptarë janë plagosur me thikë.

Një prej tyre, 34-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët në gjendje më të mirë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet për larje hesapesh, shkruan zougla.gr .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?