Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:00 Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA Në daljen sot para medias kryeministri Rama shoqeruar nga ministri brendshëm, Ervin Demok tha ndër të tjera se “Dje u informova për një listë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përse po blen influencë në Uashington partia e Gruevskit?

Rajoni E martë, 20 Prill 2021 12:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vizita e Nikola Gruevskit më 11 janar ishte një sukses plot sakrifica. Zv.presidenti Joe Biden i dha leksion kryeministrit maqedonas rreth nevojës për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe një investigim siç duhet të skandalit të përgjimit që ka errësuar politikën e vendit prej një viti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, takimi gjeneroi pamje të Gruevskit si burrë shteti teksa një shoqërohej me burrin e dytë më të fuqishëm në botën e lirë.

Mund t'ju interesojë

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

23 Tetor 2026, 07:35
Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

3 Tetor 2026, 11:26
Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

Pas dorëheqjes së Vuçiçit, Ana Brnabiç caktohet Presidente në detyrë e Serbisë

28 Shtator 2026, 12:05

Gruevski do të mënjanohej për t’i hapur vend një administrate teknike përpara se të mbahej një zgjedhje e parakohshme nxitur nga skandali; ajo që kishin rëndësi për të ishin fotot, jo fjalët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Takimi, që sipas konfirmimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ishte kërkuar nga maqedonasit, kishte kërkuar shumë lobim për t’u arritur. Ai erdhi në prag të një marrëveshjeje nënshkruar nga partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE dhe Daschle Group të sapothemeluar, një firmë lotuese themeluar nga një ish-lider maxhorance senati në SHBA, Tom Daschle (Demokrat, Dakoda e Jugut).

Në marrëveshjen e tij fillestare me VMRO në nëntor 2015, publikuar nga media maqedonase Alsat, Daschle Group sugjeroi një takim të tillë mes Gruevskit dhe Biden, si dhe qasje me Capitol Hill, Departamentin e Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe organe të tjera zyrtare.

Fotoja e e Gruevskit me Biden ishte elementi më i dukshëm i një fushate intensive nga VMRO përpara zgjedhjeve të parakohshme, paracaktuar më 5 qershor.

Në Europë, kjo fushatë ka qenë më pak intensive dhe sipas dijenive tona është kryer plotësisht përmes kanaleve diplomatike dhe politike në vend të lobistëve profesionistë. VMRO mesa duket mendon se politikëbërësit e BE kanë më pak nevojë të binden për modelin e Gruevskit.

Në SHBA këto muajt e fundit, VMRO ka hapur llogari me grupe të tjera në Uashington – Neë Partners Consulting, Inc. dhe Global Security and Innovative Strategies LLC, GSIS.

Vlera totale e këtyre kontratave përllogaritet rreth 1.7 milionë dollarë në vit. (Neë Partners, kontrata e të cilëve kishte vlerë $54,000 në muaj, raportoi te Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në SHBA, FARA, se kontrata me VMRO-DPMNE u anulua më 31 janar, pasi Gruevski dha dorëheqjen).

Është e pazakontë që marrëdhënie të tilla lobimi të kryhen me partitë politike. Zakonisht, si në rastin e Republika Srpska, entitetit të dominuar nga serbët në Bosnjë, qeveritë i zbatojnë ato.

Veçantitë e këtyre kontratave janë të njohura për publikun falë FARA, që i kërkon të gjithë atyre që përfaqësojnë një qeveri apo interes të huaj të  vetëdeklarohen në Departamentin e Drejtësisë, të paraqesin kontratat, të ofrojnë raporte të detajuara dhe të rregullta, përfshirë natyrën e përfaqësimit, ata që punojnë për këtë llogari, pagesat dhe punën e ndërmarrë për principalin e huaj.

Ky element i fundit paraqitet në regjistrime telefonatash, takimesh dhe emalimesh – përfshirë subjektet e diskutuara. Kjo i ofron publikut informacion se si kryesia e një vendi e përfaqëson veten dhe si dëshiron të shihet në Shtetet e Bashkuara.

Asnjë nga dosjet për VMRO-DPMNE nuk flet për trazirën politike në Maqedoni, Marrëveshjen PRzino apo zgjedhjet e parakohshme. Në vend të kësaj, siç pritet në marrëdhëniet me publikun,  marrëveshjet e deklaruara bëjnë të qartë synimin për të nxjerrë në pah pozitiven.

Daschle Group thekson prioritetet si klima ekonomike dhe anëtarësimi në NATO dhe këshillon që mesazhet e VMRO të merren si “thelbësore për sigurinë, ekonomikë dhe demokracinë” në mënyrë që “të kuptohen objektivat tuaj politikë”.

Angazhimi i trupave të Maqedonisë në operacionin e NATO-s në Afganistan është një pikë kryesore.

Kjo temë është përforcuar në kontratën me GSIS, në të cilën aktiviteti politik që do të ndërmerret për të shtuar ndikimin është e shënuar si “Edukimi i zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për hapat e fundit të sigurisë dhe përpjekjet e saj për të mbështetur Shtetet e Bashkuara mbi çështjet globale të sigurisë. Në një perëndim të fiksuar pas stabilitetit kjo duket si një reklamë e fuqishme.

Takimi i Gruevskit me Biden gjithashtu pati efekte të tjera.

Në prag të takimit , botime të ndryshme që kanë për qëllim të prekin audiencën e brendshme theksuan interesin e Perëndimit në rizgjedhjen e Gruevskit, duke kritikuar opozitën Social Demokrate “ish- komuniste” dhe duke u bërë thirrje qeverive perëndimore të përqafonin qeverinë maqedonase që po e gjen veten nën presionin e krizës së emigrantëve.

The Hill dhe The Daily Caller paraqitën opinione të tilla shkruar nga Stephen Blank, një analist i politikës së jashtme, dhe JD Gordon e Jason Katz, dy profesionistë të marrëdhënieve me publikun që nuk kishin profil të mëparshëm për njohuri të çështjeve të Ballkanit (megjithëse Gordon ka shkruar së fundmi për qeverinë e Malit të zi – shumë më ashpër sesa për atë të Maqedonisë).

Katz është një agjent i huaj i regjistruar i cili ka punuar prej kohësh për qeverinë e Azerbajxhanit, një diktaturë e kritikuar rregullisht për shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Blank ka një listë të gjatë publikimesh, që përqendrohen kryesisht te Rusia, përfshirë disa në vitin e fundit rreth penetrimit rus në Ballkan.

Të tre e kanë karakterizuar Gruevskin dhe VMRO-DPMNE si pro-perëndimor dhe Zoran Zaevin dhe Social Demokratët si “ish-komunistë” ose të lidhur me Rusinë. Kjo bën kontrast me vlerësimin e Rusisë se protestat e vitit të shkuar ishin një përpjekje perëndimore për “ndryshim regjimi” ose “një revolucion me ngjyrë” dhe me pasqyrimin nga vetë Blank të ngjarjeve në shkurt 2015.

“Asnjë demokraci e vërtetë nuk do ta toleronte një korrupsion të tillë politik,” Gordon shkroi në The Daily Caller. Referenca nuk ishte për përgjimet e qeverisë, por për kërcënimet e opozitës për bojkotim të zgjedhjeve, të parashikuara në atë kohë për në prill.

Gordon, Katz dhe Blank iu përgjigjën dyshimeve duke thënë se nuk janë paguar për të përfaqësuar VMRO-DPMNE, qeverinë maqedonase apo interesa të ngjashme. “Askush nuk më pagoi,” ishte përgjigjja nga Blank.

Katz u përgjigj se interesat e tij të fundit buronin nga “një pikëpamje gjeopolitike/politikë e jashtme e SHBA”.

Gordon u përgjigj: “Maqedonia u përfshi në radarin tim vitin e shkuar përmes krizave të migrantëve dhe më tepër kur kryeministri Gruevski vizitoi zv.presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë disa muaj më parë”.

Ky mbulim ka bërë më shumë për vizibilitetin e Gruevskit në Uashington sesa firmat që po paguhen për këtë punë.

Takimi i Gruevskit me liderët europianë, përkundrazi, ka qenë më dikret por ndoshta më produktiv në thelb gjithashtu: Europa dukshëm ka hezituar të kritikojë qeverinë e tij, një tendencë që e ka forcuar edhe kriza e migracionit.

Në Europë, Gruevski dhe partia e tij u varën më pak te lobistët sepse VMRO-DPMNE është anëtare e Partisë Popullore Europiane, EPP, një grup i krahut të qendrës së djathtë në Europë.

Çdo herë që liderët kombëtar të BE-së takohen në Bruksel – të paktën katër herë në vit dhe zakonisht më shpesh – EPP mban një takim të veçantë me të gjithë liderët partiakë, brenda dhe jashtë BE-së. Kjo përfshin kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e komisionit Jean-Claude Juncker, presidentin e Këshillit Donald Tusk dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë Kristian Demokratë.

Këto mbledhje janë ideale për bisedime diskrete dhe të padokumentuara; karakteri privat i të cilave ishte i rëndësishëm në kohën kur Juncker dhe Merkel ngurronin ta takonin Gruevskin në publik, menjëherë pas publikimit të përgjimeve në fillim të vitit 2015.

Këto lidhje të afërta mund të kenë luajtur një rol në ngurrimin e liderëve të BE-së dhe zyrtarëve kombëtarë në kritikimin e Gruevskit. SHBA u shfaq më e ashpër mbi Gruevskin sesa europianët në përpjekjet e tyre pas-skene, drejtuar nga Komisioni Europian, për të ndërmjetësuar në krizën politike të Maqedonisë.

Megjithatë, ideja që Gruevski dhe VMRO-DPMNE mund të varet më pak në lotimin profesional në Bruksel, Berlin dhe gjetkë në Europë sesa në Uashington mbetet hamendje – falë mungesave të transparencës së regjimeve europiane. BE-ja, dhe për dijeni të autorëve, shtetet individuale të saj po ashtu, nuk është e ngjashme me FARA-n për transparencë dhe detaje.

Lobistët supozohet të nënshkruajnë një regjistër të përbashkët transparence të pranuar nga Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian por nënshkrimi është vullnetar. (Negociata po bëhen për ta kthyer regjistrin në të detyrueshëm dhe tashmë Parlamenti nuk i ofron leje aksesi lobistëve apo organizatave të tjera që nuk janë regjistruar). Për më tepër, regjistri i transparencës kërkon pak informacion nga 25,000 lobistët që mendohet se kryejnë aktivitetin e tyre tregtar në Bruksel me kohë të plotë.

Atyre nuk u kërkohet të zbulojnë specifika të kontratave të tyre në mënyrën e kërkuar nga FARA në rastin e punëdhënësve të huaj. Çfarë bëjnë lobistët për klientët e tyre dhe sa paguhen mbetet një sekret i mbrojtur në Bruksel.

Pavarësisht ëksaj, është befasi që regjistri nuk përmban lobim në BE në llogari të qeverisë apo partisë VMRO-DPMNE të Maqedonisë. Mbi të gjitha, marrëdhënia e Maqedonisë me BE-në, që është kandidat për anëtarësim që prej 2005 është e një interesi të madh kombëtar.

Një lobist me lidhje të afërta në fqinjësinë e BE-së thotë se qeveritë e Ballkanit Perëndimor nuk e kuptojnë nevojën për përfaqësim, me disa përjashtime.

“Këto vende kanë një ambasador në Bruksel, por nuk kanë komunikim me asnjë lidhje të rëndësishme tregtie, ata nuk kanë askënd në bujqësi, në kuptimin e lidhjeve të punëdhënësve – ata nuk janë aspak të përfshirë”, thotë ai.

Social Demokratët e Maqedonisë në opozitë, SDSM, nuk kanë asnjë përfaqësi në Uashington apo Bruksel. Duket se anëtarësia e SDSM në Partinë e Europianëve Socialistë nuk ka sjellë përfitimet që anëtarësimi në EPP i ka sjelljë VMRO-DPMNE, sepse qendra e majtë është pa pushtet në shumicën e shteteve anëtare.

Sa për influencën që kanë sjellë përpjekjet lotuese të VMRO-DPMNE, mund të shfaqet vetëm kur ndizet kriza politike e Maqedonisë – për shembull, nëse zgjedhjet e parashikuara më 5 qershor të kalojnë pa pjesëmarrjen e SDSM ose nëse ka akuza të besueshme për mashtrim.

Fiksimi i politikës së BE-së, veçanërisht meqë ka përshkallëzuar kriza e migrantëve, është t’i japë prioritet stabilitetit mbi gjithçka tjetër.

Marrëveshja mes Maqedonisë, Serbisëm Kroacisë dhe Sllovenisë për të ndaluar valën e migrantëve mund të shurdhojë kritikat e BE-së ndaj qeverisë Maqedonase, siç ka bërë akoma më shumë me Turqinë. Roli amerikan mbikëqyrës – për vlerat demokratike perëndimore dhe europiane – mund të jetë në fund vendimtari. BIRN

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 2 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 8 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 12 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 52 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.