Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenca spanjolle e BE-së, skepticizëm për avancimin e Kosovës

Aktualitet E diel, 18 Qershor 2023 09:25
Presidenca spanjolle e BE-së, skepticizëm për avancimin e Kosovës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Spanja do ta marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 korriku i vitit 2023. Gjashtëmujori i dytë i këtij viti, pritet të jetë sfidues për rrugën euro-integruese të Kosovës. Mosnjohja e Spanjës dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku janë përmendur edhe vendosja e një sërë masash nga BE-ja, mund të stopojnë procesin integrues të Kosovës.

Deputetja e LVV-së, njëherësh anëtare e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Fitore Pacolli thotë për KosovaPress se Spanja duhet të ketë qasje të drejt ndaj Kosovës, pavarësisht se nuk e njeh pavarësinë e saj.

Mund t'ju interesojë

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 6 orësh
Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Para 6 orësh
Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paq...

Para 9 orësh

“Nëse qasja është e drejt karshi secilit shtet që ka aplikuar për anëtarësim në Bashkim Evropian, atëherë qasja duhet të jetë në përputhje me punën që bënë ai shtet. Pra, nëse Kosova po punon aktivisht që të vendos rregull dhe ligj, të forcojë sistemin e drejtësisë, të bëjë atë sa më të pavarur të jetë e mundur dhe të thellojë demokracinë, atëherë nuk ka logjikë që sjellja e Spanjës të jetë ndryshe, pavarësisht se Spanja nuk e njeh Kosovën. Mirëpo, tashmë edhe ka dakordim që Kosova të ecë në proceset tutje drejt Bashkimit Evropian dhe nuk mund të bllokohet në angazhimet e saj. Prapë po themi se varet si do të qasjen Spanja në momentin kur të merr presidencën, por nëse qasja është e drejt karshi secilit shtet, atëherë Kosova është në pozitën më të mirë në rajon që të avancojë tutje në integrimet evropiane”, thotë deputetja e mazhorancës.

Skeptike për avancimin e Kosovës në presidencën spanjolle është kryetarja e Komisionit për integrime evropiane, Rrezarta Krasniqi. Deputetja e LDK-së shprehet për KosovaPress se Spanja ka qasje agresive ndaj Kosovës, andaj nga ajo mund të pritet gjithçka, sidomos në polarizimin e tanishëm mes Kosovës dhe BE-së.

“Është e pritshme gjithçka nga Spanja, por edhe nga shtetet të tjera (jo njohëse). Ju e dini që Spanja nuk e njeh Kosovën…Ne nuk kemi pa asnjë lobim, pasi kjo qeveri është pa strategji, pa asnjë plan në arenën ndërkombëtare. Unë si kryetare e Komisionit për integrim evropian, çdo herë marrë pjesë në çdo presidencë, edhe kësaj radhe njëra prej kryetarëve të komisionit në Spanjë na ka ftuar të gjithëve, mirëpo takimi jonë është shtyrë për shkak të zgjedhjeve atje. Por, unë ende shpresoj dhe besoj se kryeministri Kurti do të ulet dhe bisedoj me BE-në dhe ShBA-në që mos të marrim sanksione”, shprehet ajo.

Në anën tjetër, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri deklaron se Spanja do të vazhdojë të ketë qëndrim hezitues ndaj Kosovës edhe gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të BE-së. Mirëpo, ai shton se nuk mund të ketë ndonjë ndryshim të madh të kursit të BE-së ndaj Kosovës gjatë presidencës së saj.

“Spanja është një nga vendet mosnjohëse, madje vazhdon të jetë një nga vendet më kritike për çështjen e pavarësisë së Kosovës. Natyrisht dihet se ajo ka shqetësime të brendshme, por diplomacia kosovare duhet të luajë rolin e saj për të treguar se këto janë dy raste të ndryshme…Spanja do të vazhdojë të ketë qëndrim të saj hezitues, por duke qenë kryesuese e BE-së ajo nuk sillet vetëm si Spanjë, por si politikë e jashtme e BE-së. Prandaj, nuk pres një ndryshim rrënjësor të kursit, por nuk është se pres ndonjë ndryshim të jashtëzakonshëm pozitiv në raport me Kosovën. Natyrisht, qëndrimi i saj do të ndikojë deri në një masë në qëndrimin që do të ketë edhe si presidencë, por këto janë procese të ndara. Megjithatë, ajo do të flasë në emër të BE-së, meqenëse BE-ja s’ka konsensus të madh sa i përket kësaj çështje, nuk pres ndryshim të jashtëzakonshëm të qasjes së BE-së në gjashtë muajt ardhshëm të këtij viti”, thekson ai.

Presidencën e Këshillit të BE-së aktualisht e ka Suedia, kurse prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor, do ta ketë Spanja. Kosova në dhjetor të vitit 2022 ka dorëzuar aplikacionin në presidencën çeke për marrjen e statusit si vend kandidat për anëtarësim në BE, mirëpo i njëjti ende nuk është shqyrtuar. Për shkak të mosplotësimit të kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për depërshkallzimin e situatës në veri, Bashkimin Evropian ka paralajmëruar se do të marrë masa ndëshkuese ndaj Kosovës. /KosovaPress/

Etiketat e lidhura

kosovo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 6 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 5 orësh

Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë si...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 6 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 13 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 10 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 9 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.