Presidenti, Aleksandar Vuçiç thirrje serbëve: Që Kurti të mos ju dëbojë, duhet të votoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë një reagim ditën e sotme që mbahen zgjedhjet në kosovë drejtuar serbëve të Kosovës. Ai ka bërë thirrje që të votojnë Listën Serbe pasi kjo do të jetë e vetmja mënyrë që Albin Kurti mos t’i dëbojë.
“Po shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë serbëve nga Kosova që të votojnë. Që të mos jetë e vështirë për ata që kanë nevojë për një ditë pushimi për të shkuar në shtëpitë e tyre. Dhe për të votuar për Listën Serbe, sepse ajo është garancia e vetme që Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova”, tha Vuçiç.
“Lista Serbe është e vetmja listë që dëshiron të luftojë për interesat e popullit serb dhe që Kurti në asnjë mënyrë nuk mund të japë ryshfet”, shtoi presidenti serb, sipas asaj që shkruan Tanjug.