FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti serb zbulon që Erdogani flet shqip

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, flet një shqipe perfektë.Faktin e ka zbuluar homologu i tij serb Aleksander Vuçiç, gjatë vizitës së sotme zyrtare të presidentit turk në Sërbi, para pallatit presidencial ku ishin vendosur dhjetëra kamera që kanë filmuar një bisedë joformale mes presidentit turk dhe atij serb.

Sipas mediave serbe, pasi Vuçiç e priti homologun e tij turk dhe parakaluan nëpër tapetin e kuq para gardës, ai u takua me anëtarët e kabinetit të qeverisë së Serbisë, ku shtrëngoi duart me secilin prej tyre.

I pari që bisedoi me Erdoganin ishte shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç i cili tashmë njihet dhe është takuar disa herë me presidentin turk. Duke tentuar t’i ngrejë nivelin e humorit, Vuçiç i është drejtuar atij duke i thënë se Daçiç nuk është ndoshta i disponueshëm pasi i pëlqen të flejë gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht, raporton “Bota sot”, Daçiç dhe Erdogan shkëmbyen disa fjalë në gjuhën angleze, dhe më pas Vuçiç filloi t’ia shpjegojë situatën në gjuhën serbe.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Atij nuk i pëlqen të zgjohet herët”, i ka thënë Vuçiç, Erdoganit për ministrin Daçiç, ku më pas që të tre filluan të qeshin. “Ju flisni shqip e serbisht perfekt”, i ka thënë Vuçiç Erdoganit dhe më pas u nisën për në pallatin presidencial

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?