Presidentja Osmani krah Stoltenberg: Kush del kundër Kosovës është edhe kundër NATO-s

Pas takimit dhe më pas në konferencën për mediat me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani hodhi akuza në drejtim të Serbisë, duke thënë se qëllimi i saj nuk është destabilizimi i Kosovës. Ajo tha se kush del kundër Kosovës, është edhe kundër NATO-s.

“Ata që janë kundër Kosovës janë edhe kundër NATO, ato duan të sulmojnë sistemin e bazuar në vlera. Ato që kanë sulmuar KFOR janë zyrtarë të Serbisë jo vetëm që nuk janë pezulluar, por nuk është marrë asnjë masë”, tha Osmani.

Po ashtu kryetarja e shtetit të Kosovës, vuri në dukje se marrëdhënia me aleatët është shumë e ngushtë. “Kam punuar për të siguruar që të ketë koordinimim të plotë me aleatët sepse besojmë se puna e përbashkët jep rezultate më të mira”, përfundoi Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?