Presidentja Osmani takim me senatorin amerikan: Na duhet mbështetja e SHBA-së për anëtarësimin në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me senatorin, Jack Reed, kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së. Zyra e Presidentes ka njoftuar se gjatë takimit Osmani ka theksuar se Kosova është një histori suksesi e përfshirjes së SHBA-së në rrugën e lirisë dhe shtetndërtimit. “SHBA-ja nuk ka aleat dhe mik më të madh në rajon se sa Republikën e Kosovës, e cila e ka popullin më pro-amerikan në Evropë dhe në botë”, tha Osmani.

Osmani ka falenderuar Reed për mbështetjen e SHBA-së për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në përfshirjen e Kosovës në Asistencën e Trajnimit Ushtarak të SHBA-së me Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024. Presidentja tha se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, po ashtu edhe në Këshillin e Evropës dhe në BE.

“Kosova synon për anëtarësim në NATO dhe përfshirje në Partneritet për Paqe, ndaj është e rëndësishme edhe e domosdoshme mbështetja e SHBA-së në përshpejtimin e këtij proçesi. Shpresa jonë është që Kosova të jetë sa më parë në Partneritet për Paqe si hap që i paraprin anëtarësimit në NATO”, tha Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit “por, ka vënë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kosova është shtet multietnik, Kushtetuta e së cilës garanton nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve dhe se këto të drejta dhe liri, janë thelbi i vlerave të shoqërisë së Kosovës dhe si të tilla duhet të mbeten të paprekura”, tha Osmani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?