Presidentja Vjosa Osmani kërkon sanksione ndaj Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin i cili mbërriti në Prishtinë, një ditë pas ngjarjeve të rënda të së dielës, ku mbeti i vrarë një oficer i policisë dhe 4 nga agresorët serbë.
Ajo e informoi zyrtarin e lartë gjerman për situatën në veri dhe kërkoi sanksione ndaj Serbisë për këto veprime terroriste. “Veprimet e tilla përbëjnë cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe për këto veprime duhet sanksionuar Serbinë”, tha Osmani.
Presidentja po ashtu tha se veprimet e Policisë në veri janë legjitime dhe janë në kuadër të realizim të detyrave kushtetuese dhe në mbrojtje të qytetarëve. Manuel Sarrazin është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.