FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prishtinë, këtë të dielë marshim pro luftëtarëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka emër”, këtë të dielë do organizojë një marshim qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi nis nga ora 14:00, dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë.

Në mbështetje të marshit kanë dalë parti politike, sindikata, organizata, si dhe qytetarë të shumtë. Ky marsh vjen një ditë para se të fillojë gjykimi në Hagë i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?