Pritet finalizimi i liberalizimit të vizave për Kosovën

Javët dhe muajt e ardhshëm pritet të jenë vendimtare për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, thonë burime diplomatike në Bruksel, te cituara nga Radio Evropa e Lirë.

Sipas tyre ka një gatishmëri politike mes shteteve anëtare të BE-së, që të finalizohet procesi dhe të miratohet vendimi për lëvizjen e lirë të kosovarëve në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Schengen.

Për më tepër, thonë burimet, “tani nuk dëgjohen zëra kundër liberalizimit të vizave”, gjë që dëshmon se është krijuar një moment i duhur për ta çuar procesin përpara. çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, pritet të diskutohet gjatë muajit tetor në grupet punuese të Këshillit Europian.

Ajo ka mbetur peng për më shumë se tre vite në Këshill, ku, deri më tani, ka pasur shtete skeptike për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Dy institucionet tjera të BE-së, që kanë rol në vendimmarrje, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

SHKARKO APP